KLD mblidhet te henen per te zgjedhur nenkryetarin

Topi njoftoi mbledhjen e KLD-së të merkurën, një ditë para se të votohej në Kuvend për anëtarin e Ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke paralajmëruar kështu se ka ndërmend të prishë një nga parimet kryesore të vendosura me mirëkuptim në këtë institucion kushtetues që nga krijimi i tij.
Pritet që Presidenti për herë të parë të propozojë si nënkryetar një prej 9 gjyqtarëve, të cilët zotërojnë dhe shumicën në KLD, ndryshe nga tradita kur nënkryetari ka ardhur mes tre anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.
Të tillë ishin dy nënkryetyarët e mërparshëm Ilir Panda dhe Kreshnik Spahiu , kjo jo sipas një rregulli të pashkruar, por për hir të parimit të ndarjes së pushteteve i njohur si “çek and balance”. Kjo pasi institucioni i presidentit është i përfaqësuar me kryesimin e KLD-së nga vetë kreu i shtetit. Ekzekutivi përfaqësohet me ministrin e Drejtësisë, ndërsa nënkryetari i është lënë anëtarëve të ardhur nga Kuvendi. Topi, i cili në pjesën dërrmuese të presidencës së tij ka dalë hapur kunder Kuvendit, tashmë pritet të mos propozojë, Neshat Fanën, Lefteri Lleshin apo Elvis Çefën, po një prej 9 gjyqtarëve, anëtarë të KLD-së.