E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Kurora e Lurës", pranga 19-vjeçarit

Në kuader të operacionit të koduar "Kurora e Lures", ka rënë ne prangat e policisë edhe autori i dytë i ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Nuri Kaci.
 

Në kuadër të këtij opercioni është ndaluar shtetasi Ersjon Hoti, 19 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Arrestimi i ketij shtetasi erdhi si rezultat i nje hetimi intensiv dhe në perdorim te metodave speciale të hetimit duke dokumentuar perfundimisht ngjarjen e dates 25.04.2011. Ersjon Hoti në bashkepunim me shtetasin Fasli Hoti tashmë i arrestuar, ka marre pjesë ne ekzekutimin e shtetasit Nuri Kaci nga Lura e rrethit Diber, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobeta.
 

Ne cilesinë e provës materiale u sekuestruan një automatik m-56 me te cilin është kryer vrasja, një granatë, disa telefona celular.

Materialet i kaluan Prokurorise së rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të metejshme për veprat penale "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje të armeve luftarake".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›