E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, i jep fund jetës 32-vjeçari, shkak depresioni

Një 32-vjeçar nga qyteti i Pogradecit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, në një banesë në lagjen numër 1.

Mësohet se viktima Bledar Buzo vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa sot ka vendosur ti japë fund edhe jetës së tij duke u vetëvrarë me një plumb në zemër.

Policia e mbërritur në vendngjarje, bën me dije se 32-vjecari ishte beqar, ndërsa prej kohësh kishte tentuar vetëvrasjen. Uniformat blu konfirmojnë se trupin e pajetë e kanë gjetur familjarët në banesën e tij, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›