OBRIE: Serbia të njohë sa më parë Kosovën
Kjo organizatë konsideron se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë një nga prioritetet kryesore për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë, duke promovuar bashkëpunimin rajonal për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore.
OBRIE inkurajon vendet e rajonit të sillen miqësisht ndaj njëri-tjetrit dhe të punojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë e cila mund të krahasohet me raportet që tashmë ekzistojnë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së.
Kjo organizatë, gjithashtu, u bën thirrje autoriteteve serbe që të pranojnë sa më parë pavarësinë e Kosovës, realitet tashmë i njohur nga demokracitë më të fuqishme të botës dhe që po dëshmon dhe ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Në të ardhmen e afërt edhe Serbia duhet të jetë pjesëmarrëse në këto samite për të ndihmuar paqen në rajon, si dhe evropianizimin e rajonit në përgjithësi. Në të kundërtën do të identifikohet si burim kryesor i cili gjeneron kriza dhe konflikte në rajon, si dhe pengon perspektivën euroatlantike të vendeve të Ballkanit”, thuhet në komunikatën e OBRIE.