Borxhet, vetevaret pensionisti
Tirane-Nje pensionist i ka dhene fund jetes se tij, duke u vetevarur ne ballkonin e shtepise ku banonte. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme, ne zonen e njohur si ish-uzina Enver ne Tirane. Viktima eshte identifikuar me emrin Altin Haxhiaj. Kane qene banoret e pallatit ata te cilet kane pare veprimin e fqinjit te tyre dhe me pas kane lajmeruar policine. Mesohet se ne momentin e ngjarjes, pensionisti ndodhej i vetem ne banese. Ai ka lidhur nje litar ne ballkon, ku edhe eshte veteflijuar. Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje ka konstatuar se i moshuari, ishte i pajete, duke mos mundur dot qe t’i jepej ndihma per ta shpetuar. Policia ka nisur hetimet ne vendngjarje, per te zbardhur edhe shkaqet e saj. Mesohet se ne xhepin e pantallonave te viktimes, policia ka ka gjetur, nje leter lamtumire, ku edhe shpjegoheshin arsyet e ketij veprimi. Burimet bejne te ditur se 60-vjecari ka zgjedhur te vetevritej per shkak te borxheve te shumta qe ai u kishte disa personave. Ne letren e gjetur, i moshuari shkruante: “Ju lutem paguani borxhet e mia”. Dyshohet se veprimi i Haxhiajt, ka qene i paramenduar, pasi vec rreshtave te shkruara ne leter, 60-vjecari kishte renditur edhe emrat e personave qe u kishte marre para hua. Ndersa nuk behej e ditur shuma e parave te marra borxh prej tyre. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen e rende, ku ne baze te provave, pista me e mundshme eshte ajo e veteflijimit per shkak te borxheve. Ne pyetje jane marre edhe fqinjet e viktimes, te cilet kane shpjeguar se kohet e fundit, i moshuari i cili jetonte i vetem ne banese, kishte shfaqur shenja te nje gjendje te renduar nervore. Mesohet se ne pyetje do te merren edhe personat emrat e te cileve ishin shkruar ne leter, per te vertetuar borxhet qe viktima u kishte marre atyre. Mesa duket 60-vjecari nuk ka mundur dot te perballoje jetesen me pensionin qe kishte, ndaj ishte detyruar t’u merrte personave qe njihte para borxh, te cilat nuk kishte pasur mundesi tua lante. Trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e spitalit, per t’iu nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore.
Veteflijimi
Altin Haxhiaj, 60 vjec, pasi ka lidhur nje litar ne ballkonin e shtepise, i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Kane qene banoret e pallatit ata te cilet kane pare veprimin e fqinjit te tyre dhe me pas kane lajmeruar policine.
Letra
Ne letren e gjetur, i moshuari shkruante: “Ju lutem paguani borxhet e mia”. Vec rreshtave te shkruara ne leter, 60-vjecari kishte renditur edhe emrat e personave qe u kishte marre para hua.
Hetimi
Policia ka nisur hetimet per ngjarjen e rende, ku ne baze te provave, pista me e mundshme eshte ajo e veteflijimit per shkak te borxheve. Ne pyetje do te merren edhe personat emrat e te cileve ishin shkruar ne leter.