E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje, nje mije gra kerkojne mbrojtje

Tirane-Rastet e dhunes brenda familjes, jane shtuar shume vitet e fundit dhe po kaq edhe denoncimet ne polici te grave te dhunuara qe kerkojne mbrojtje. Ne baze ketyre denoncimeve ne polici, rezulton se ka nje pesefishim te ketyre rasteve. Sipas te dhenave, mesohet se ne vitin 2007, ne polici ishin raportuar 274 raste te dhunes brenda familjes, ku burrat keqtrajtonin fizikisht grate e tyre. Nga denoncimet ka pasur edhe raste kur djali ka keqtrajtuar nenen, ndersa raste sporadike te dhunes se grave ndaj burrave. Ne vitin 2008, ne polici jane regjistruar 822 raste te tilla te dhunes ne familje. Ndersa ne vitin 2009 shifrat jane rritur, duke arritur ne 1271 denoncime per dhune ne familje. Gjate ketij viti, behet e ditur se ne polici jane kryer rreth 1 mije denoncime te grave per dhune nga bashkeshortet e tyre. Pas regjistrimit te dosjes, keto ceshtje jane ne proces administrativ ne gjykate, pasi kane bere kerkese per mbrojtje ligjore. Ne disa raste dhuna eshte shoqeruar edhe me viktima, ku nga statistikat rezulton se gjate vitit 2009, jane shenuar 20 viktima nga krimi brenda familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›