E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Lulishtja, 4 persona në pranga, për drogë

 

Janë arrestuar 4 persona pasditen e sotme në kryeqytet. Operacioni i koduar “Lulishtja” ka vënë në pranga 4 indidvidë të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe falsifikim monedhash. Ata janë kapur te vendi i quajtur “Ushtari i panjohur”, në qendër të Tiranës. Për javë ata kanë qenë nën vëzhgimin e policisë. Të arrestuarit janë Bilal Hasani, 47-vjeç banues në Tiranë, Veprim Kaja, 22-vjeçbanues në vlorë, Emiljano Sinani, 19-vjeç, banues në Tiranë dhe Pranvera Nasto, 34-vjeç, banuese në Tiranë.

Ata janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike, e cila dyshohet të jetë kanabis sativa me sasi 154 gramë, e ndarë në 29 pako. Policia sekuestroi gjithashtu 700 dollarë për të cilat dyshohen të jenë false. Ndërsa vajza e arrestuar policia dyshon se është shfrytëzuar për ‘prostitucion’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›