Operacioni Nata me Hënë sekuestron arsenal armësh, eksploziv dhe bizhuteri

Lezhë, 9 shkurt, NOA Një arsenal i vërtetë armësh
zjarri dhe armë gjahu, shoqëruar edhe me disa mina dhe lëndë plasëse është
mundur të sekuestrohet nga forcat e policisë së Lezhës nën kuadrin e
operacionit të koduar Nata me hënë.
Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake për agjencinë
e Lajmeve NOA, duke saktësuar se janë vënë në pranga tre personat të cilët u
kapën në flagrancë duke transportuar të tilla mjete të rrezikshme.
Bëhet me dijeni se në prangat e policisë kanë rënë Monel e Leadron Lamaj, së
bashku me Sokol Buseta, tre persona që trafikonin eksploziv C4 dhe mina.
Operacioni u krye nga drejtoria e Policisë së
Lezhës në aksin Mamurras-Lezhë, në një mjet fuoristradë, me të cilën po
transportoheshin lëndët plasëse.
Ndër të tjera, policia bën me dijeni se ka sekuestruar
edhe 4 mina me telekomandë si dhe 15 detonatorë elektrikë.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve të
lartpërmendur u gjetën gjithashtu edhe armë zjarri, armë gjahu dhe municione,
madhe edhe një vlerë e konsiderueshme bizhuterish.
Grupi hetimor i cili ka mbërritur menjëherë në
vendngjarje është duke u marrë me verifikimin e rrethanave, ndërsa po përpiqet të
zbulojë detaje të tjera rreth këtij trafiku.
n.e/NOA