E Diel, 1 Nëntor 2026

PBKD: Varri masiv në Dajt, goditje ndaj kujtesës së kombit

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Partia e Ballit
Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë e mendimit se e keqja më e madhe për
shoqërinë e sotme ka qenë dhe mbetet mentaliteti komunist i shoqërisë. Një fakt
të tillë e ka bërë me dijeni publikisht kreu i kësaj partie, Artur Roshi gjatë një
deklarate për shtyp. Sipas tij, vepra malinje e diktaturës nuk mbaroi me
shembjen e sistemit, pas saj Shqipëria mbeti si një tokë e minuar.

Diktatura komuniste i bëri krimet, por
mosdënimi i tyre në këto njëzet nga një pjesë e politikës e bën atë
bashkëpunëtorë të tyre. Rrëzimi i ligjit të lustracionit nga Gjykata
Kushtetuese ishte shembull i qartë i ngurrimit të segmenteve të caktuara të
shoqërisë sonë për tu ndarë me të shkuarën kriminale të komunizmit, thuhet në
deklaratën e Roshit.

Më tej, PBKD shton se ka hedhur herët idenë
për krijimin e Insitutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe përshëndet
vendimin e mazhorancës për ta ngritur sa më shpejt atë.

Zbulimi i trupave të pushkatuar në luginën e
Dajtit pak ditë më parë, ndërkohë që në vend ka një debat të mprehtë për
dënimin e krimeve të komunizmit, është një goditje e rëndë ndaj ndërgjegjes dhe
kujtesës së kombit. Si ai varr masiv, në Shqipëri ka edhe shumë të tjerë, gjetja
e të cilëve do të ishte lehtësuar nëse ne do të kishim hapur arkivat.

Zbulimin, studimin dhe publikimin e krimeve të
komunizmit sduhet ta shikojmë si hakmarrje politike të një pale ndaj një pale
tjetër, por si një shërbim të domosdoshëm për brezat e ardhshëm, që tu lëmë
një shoqëri me kujtesë të kthjellët dhe ndërgjegje të pastër, përfundon deklarata
e PBK-së.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›