E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Prespa sekuestrohen mallra kontrabande

Veshmbathje kontrabande jane sekuestruar si dhe dy vete kane rene ne pranga si rezultat i operacionit te koduar Prespa. Ne nje konference per shtyp zedhenesja e policise se kryeqytetit Alma Katragjini tha se gjate operacionit Prespa II u arrestuan 43-vjecari Artur Malushi banues ne Tirane dhe 23-vjecari Festim Bala edhe ky banues ne kryeqytet. Sipas Katragjinit te arrestuarit dyshohen se ne bashkepunim me njeri ndash tjetrin si dhe me Vangjo Nicken nje person aktualisht nen hetim i arrestuar pak dite me pare akuzohen per vepren penale te kontrabandes me mallrat e tjera si dhe per tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabande. Policia fale nje hetimi 9-mujor zbuloi se dy te arrestuarit bashke me persona te tjere kalonin mallra kontrabande nga Maqedonia dhe Greqia me pas ne qytetin e Korces me destinacion magazinimin e tyre ne tregun e Medresese me shumice ne rrugen 5 Maji ne Tirane prane tregut industrial. Gjate ecurise se ketij hetimi ne bashkepunim dhe me Drejtorine e Policise se Qarkut Korce u arrit kapja dhe arrestimi i nje shtetasi ne qytetin e Korces si dhe u be e mundur gjetja e sekuestrimi i mallrave te tjera te magazinuara ne qytetin e Korces. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan nje sasi e konsiderueshme mallrash kontrabande mallra qe kapin vleren 300 mije euro ku perfshihen 568 xhupa per te rritur si dhe automjeti me targa ER 078A. Zedhenesja e policise tha se aktualisht vazhdon puna intensive per dokumentimin e veprimtarise kriminale te personave te tjere te perfshire ne kete kontrabande si dhe vijon puna per kapjen e nje personi ne kerkim i cili tashme eshte identifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›