E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni, RENEA e vuri në pranga në qendër të Laçit

Arrestimi

Astrit Bushi u kap më 11 dhjetor në qendër të Laçit. Sipas të dhënave, ai sapo kishte dalë nga shtëpia, kur u përball me tri makina civile të RENEA-s, e cila e vuri në pranga. Ai ka tentuar të largohet me mjetin e tij, por është neutralizuar. Gjatë arrestimit iu gjet edhe një armë. Në Shqipëri dyshohet për vrasjen e një polici, ndërsa në Spanjë, ai akuzohet për vjedhjen dhe dhunimin e një producenti të famshëm. Sipas të dhënave nga dosja spanjolle, ai ka kryer në këtë shtet disa vjedhje me armë. Lirimi i tij u komentua shumë disa vjet më parë në Spanjë, madje u akuzua një gjyqtar për ryshfet. Ndërsa producenti i grabitur kërkoi mbrojtje nga policia, pasi nuk ndihej i sigurt teksa Astrit Bushi ishte i lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›