E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polarizimi politik mangesite e kodit cuan ne nje proces te tejzgjatur zgjedhjesh ne Shqiperi

OSBE/ODIHR-i pubikoi sot raportin perfundimtar per zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Ne raport vihet ne dukje.

Zgjedhjet lokale thuhet ne raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR-it u zhvilluan ne nje mjedis politik qe kishte arritur piken e krizes pas perleshjeve te dhunshme midis protestuesve anti-qeveritare dhe policise me 21 janar.

Ndonese zgjedhjet ishin transparente dhe konkuruese ato ishin teper te polarizuara me mosbesim midis partive politike ne pushtet dhe opozites. Ashtu si edhe ne zgjedhjet e meparshme thote raporti dy partite me te medha nuk i kryen me pergjegjesi detyrat e tyre elektorale duke ndikuar negativisht ne administrimin e zgjedhjeve.

Mosmarreveshjet e thella mbi baza partiake qe u vune re ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve gjate fazes pergatitore e dobesuan me tej aftesine e tij per te qene ne gjendje te kapercente me pas ne menyre kolegjiale dhe me efektshmeri boshlleqet dhe paqartesite qe permban Kodi Elektoral.

Kodi Zgjedhor per shembull nuk shprehet konkretisht per vlefshmerine e flete-votimeve te hedhura ne kutite e gabuara. Kodi nuk i quan keto flete-votime te pavlefshme por as ofron ndonje procedure per numerimin e votave te hedhura gabimisht dhe per perfshirjen e tyre ne rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mangesi ne kod coi ne mosmarreveshje serioze dhe ne nje proces te zgjatur apelimesh ne Tirane.

Vendimet shume te debatueshme te KQZ-se pas zgjedhjeve  lidhur me percaktimin e rezultatit te gares ne Tirane megjithese pjeserisht u lane ne fuqi nga Kolegji Elektoral e minuan me tej besueshmerine ndaj KQZ-se si nje organ qe po vepronte me paanesi dhe i pavarur.

Diten e votimit thuhet me tej ne raportin e ODIHR-it procesi shkoi relativisht mire megjithe problemet e medha qe u vune re ne 10 perqind te qendrave te votimit lidhur me respektimin e ligjit.

Ndonese procesi i numerimit u vleresua pergjithesisht mire ai u zgjat shume dhe ne disa raste u shoqerua me vonesa te panevojshme dhe nderhyrje nga partite politike. Ne disa qendra numerimi procesi jo gjithmone i qendroi besnik kerkesave proceduriale.

Shqyrtimi i ankesave dhe apelimeve ne periudhen pas-zgjedhore nuk rezultoi ne nje trajtim te efektshem ne te gjitha rastet megjithese Kolegji Elektoral anuloi zgjedhjet ne disa njesi per shkak te parregullsive.  Per krahasim apelimet gjate periudhes para-zgjedhore u zgjidhen ne menyre te shpejte cka rezultoi ne nje trajtim te efektshem te tyre.

Disa nene te Kodit Elektoral thuhet me tej ne raportin e OSBE/ODIHR-it bien ndesh me standartet dhe praktikat me te mira nderkombetare. Vecanerisht e drejta e dy partive me te medha per te hequr secila nga nje gjykates nga ata qe zgjidhen per te shqyrtuar nje ceshtje te apeluar elektorale praktike kjo qe minon pavaresine e sistemit te drejtesise.

Ndersa ne keto zgjedhje duket se pati me pak raste abuzimesh te burimeve administrative se ne te meparshmet gjithsesi u vune re perpjekje te organizuara per tu bere trysni dhe frikesuar votuesit.

Megjithese shtypi eshte i ndare ne linja partiake pluraliteti dhe shumle-llojshmeria e organeve te shtypit i lejuan votuesit te zgjedhin mes nje sere alternativash politike.  Por ne kundershtim me ligjin thote me tej raporti shtypi elektronik shpesh ishte i njeanshem ne mbulimin e fushatave dhe nuk u dha kohen e duhur partive me te vogla.

Pjesemarrja e grave mbeti e ulet pjeserisht per shkak te mosrespektimit nga partite te kerkesave mbi gjinine ne emerimet e kandidateve per pushtetin vendor.

Megjithese pati aspekte pozitive nga zgjedhjet qe sherbejne si baze per perparim ne te ardhmen thuhet ne raport perparimi do te varet nga vullneti i partive parlamentare per te kryer reformen elektorale.

OSBE/ODIHR-i sugjeron nje numer rekomandimsh per permiresimin e kodit elektoral ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›