Nderron jete Whitney Houston u gjet e vdekur ne dhomen e saj te hotelit

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Whitney Houston ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Los Angelos . Autoritetet policore bënë me dije se ajo është gjetur e vdekur në “Beverly Hilton Hotel”, ku ajo qëndronte prej disa ditësh. Shkaqet e vdekjes se saj ende nuk janë zbardhur nga autoritetet policore ndërsa zyrtaret kanë bërë me dije se nuk ka shenja vrasjeje. Houston ishte një nga këngëtarët më të njohur femra të të gjitha kohërave, me hite që janë kënduar për vite me radh. Por karriera e saj më vonë u zbeh nga abuzimi i substancave dhe martesës së saj të trazuar me këngëtarin Bobby Brown. Vdekja e Houston padyshim do të errësojnë çmimet Grammy, të cilat do të mbaheshin të dielën ku ajo do të merrte pjesë.