E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq kabineti qeveritar ne Kukes

Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga Kukësi se qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në verilindje të vendit, si pasojë e gjendej së vështirë të krijuar nga rreshjet e dëborës. Në takimin me Shtabin e Emergjencave, Kryeministri, Sali Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq, me reshje dëborë, në zonën veriore, verilindore dhe atë juglindore. Në këtë mbledhje të zhvilluar në Prefekturën e Kukësit, Berisha vuri në dukej se “ka kohë që reshje në sasi të tilla nuk janë parë edhe në këtë zonë. Pasojat e këtyre reshjeve, që janë të vazhdueshme kanë krijuar vështirësi për banorët e zonës veriore, verilindore dhe juglindore. Është një dimër ndër më të mëdhenjtë dhe me agresivitet të madh, që ka përfshirë dhe Evropën". Sipas tij, në Shqipëri janë krijuar probleme veçanërisht nga dita e djeshme, dëbora ka bllokuar rrugët, ka humbur jetën dhe një shtetas si pasojë e ngricave. Kryeministri i shprehu ngushëllime familjes Qarri për humbjen e njeriut të tyre të dashur, ndërsa theksoi se "duhet të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e jetës, pasi pasojat e borës kërkojnë angazhimin total të qeverisë". Gjithashtu, Berisha kërkoi nga kryetarët e komunave identifikimin e familjeve me rrezik të lartë dhe dhënien e ndihmës së tyre sa më shpejt ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për solidaritet për kapërcimin e pasojave të këtij dimri. Kreu i ekzekutivit kërkoi që në çdo moment helikopterët të jenë në gatishmëri të plotë, nga ushtria që të merret rol kryesor dhe repartet e saj të vendosen në zonat më problematike. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›