E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne banese vetem deme materiale

Zjarrëfikësit kanë shmangur një tragjedi në familjen Balla në kryeqytet. Ditën e dielë zjarri përfshiu apartamentin e familjes së Shkëlqim Ballës në një pallat 4 katësh pas ambasadës hungareze në rrugën e Durrësit. Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e efektivëve të zjarrëfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit që përfshiu shtëpinë duke shmangur jo vetëm të lëndimin e njerëzve, por edhe djegien e të gjithë banesës. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit asnjë nga familjarët nuk kanë qenë në banesë. Kanë qenë komshinjtë  ata që kanë lajmëruar 43 vjeçarin që shtëpia e tij ishte përfshirë nga flakët. Mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në prizën e televizorit. Zjarri ka djegur çdo gjë që ndodhej në dhomën e gjumit të çiftit Balla. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›