Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë
PRSIHTINË- Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga kryeministri i kryeministri Hashim Thaçi, në orët e para të ditës së sotme ka nisur plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri.
KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje, ndërkohë që në çdo çast pritet që Policia e Kosovës të dërgojë atje edhe doganierët..
Serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba. Serbët, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, raporton Telegraf.
I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, janë nisur për në Kosovë për t’i mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për t’i penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.
Por në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Për këtë veprim KFOR-i e mbështetet edhe nga Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cil tha të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë dhe paqes në veri të Kosovës.
OKB, KËSHILLI I SIGURIMIT PA VENDIM PËR VERIUN
Këshilli i Sigurimit nuk miratoi propozimin e Rusisë për të nxjerrë një deklaratë me të cilën do t’i kërkohej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të shmangin dhunën dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut.
Takimi urgjent, që u mbajt pas mesnatës, pas kërkesës së Rusisë dhe të Serbisë për të “shqyrtuar situatën në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”, ndërsa pasoi paralajmërimet e Prishtinës zyrtare që më 16 shtator të zbatojë në tërësi planin për operacionalizimin e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës, raporton Radio Europa e Lirë.
THACI: RUANI QETËSINË
Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të enjten në mbrëmje, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të fillojnë të premten implementimin e planit operacional në pikat kufitare 1 dhe 31, respektivisht në Bërnjak dhe Jarinje. “Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre. Të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”,- ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbyllet mbledhja KS së OKB pa marrëveshje pë veriun