E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet mbledhja këshillit të sigurisë së OKB me debate të ashpra

Sapo ka përfunduar mbledhja e këshillit të sigurisë së OKB. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se bisedimet kanë qenë tepër të tensionuara, pra nuk u arrit në një marrëveshje. Duket se tensionet janë shtuar edhe më shumë kur ambasadori rus në OKB, Vitali Churkin, ka tentuar të pengoj ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të mbaj fjalimin e tij.

Në deklaratën për shtyp ministri i jashtëm serb ka përdoruar tone të ashpra vecanrishtë ndaj EULEX dhe KFOR, që kanë ofruar ndihmën e tyre palës kosovare në vendosjen e doganierëve. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se OKB nuk do të tolerojë aksionet unilaterale dhe se veprimtaria e EULEX dhe KFOR në ndihmë të Kosovës do të jetë e jashtëligjshme. Sipas Jeremic, EULEX dhe KFOR nuk e kanë mbështetjen e këshillit të sigurisë së OKB.

Hoxhaj në deklaratën e tij për shtyp ka thënë se doganierët do të dërgohen dhe nuk do të ndalen para presionit së Serbisë dhe Rusisë.

Mbledhja do të vazhdoj nesër.

Ndërkohë pak orë më parë situata në pikat kufitare 1 dhe 31 ka filluar të tensionohet. Sipas medieve serbe, thuhet se KFOR-i tashmë ka mbyllur pikëkalimin kufitar Jarinje. Sipas raportimeve, thuhet se mbyllja e Jarinjes ka ndodhur rreth orës 20.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se serbët e veriut, pasi kanë mësuar se është mbyllur pikëkalimi në Jarinje, rreth orës 20:15, kanë bllokuar rrugën në vendin e quajtur Zupç dhe kanë vendosur barrikada para pikëkalimit Bërnjak. Mediet serbe raportojnë se serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban ki Moon, u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë deri në eskalimin e gjendjes në rajon.

Ndërkohë i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, janë nisur për në Kosovë.
Sic raportojnë mediet serbe, ata do të hyjnë në veri për t’i mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për t’i penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›