Cameron dhe Sarkozi ne Libi
Me këtë premtim u janë drejtuar autoriteteve te këshillit kombëtar te tranzicionit dhe popullit libian, udhëheqësit e Britanisë dhe Francës ne vizitën e pare dhe historike ne Tripoli, pas rrëzimit te kolonel Gedafit. Ne një konference shtypi, kryeministri britanik Cameron theksoi se misioni i NATO-s do te vazhdoje deri sa te jete e nevojshme, për te mbrojtur civilet, ndërsa theksoi se për kolonelin ka ardhur momenti për tu dorëzuar. Ndërsa presidenti Sarkozi ne fjalën e tij i beri thirrje libianeve te shmangin hakmarrjen dhe urrejtjen, duke punuar për bashkimin dhe rindërtimin e vendit. Ai tha se vëmendja e Francës është përqendruar te bashkëpunimi i ngushte me këshillin kombëtar te tranzicionit për t’i mbyllur rrugën çdo konflikti te mundshëm me forcat e Gadafit dhe për te punuar me pas për rindërtimin e gjithë Libisë. Nga ana e tij, lideri i NTC-se, Mustafa Abdyl Xhalil falënderoi dy liderët për rolin e luajtur gjate revoltës ne Libi. “Ata na kane dhënë mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake, pa te cilën ne nuk do te arrinim dot këtu ku jemi,” u shpreh Xhalil. Vizita e dy udhëheqësve vendet e te cilëve kane qene ne pararoje te misionit te NATO-s ne Libi vlerësohet si një shenje e qarte mbështetje për autoritetet e këshillit te tranzicionit.