Kërkon të drejtën e pronësisë së Machu Picchu
Një shpërblim të drejtë në këmbim të pronësisë së Machu Picchu. Ka qenë kërkesa e Edgar Echegary Abril, një qytetar peruan 70 vjecar që deklarohet si pronari i ligjshëm i qendrës së famshme arkeologjike Inca. Prej 7 vjetësh Abril po con përpara një proces gjyqësor kundra shtetit amerikano jugor, me qëllim që ti njihen të drejtat e pronësisë dhe të marrë një dëmshpërblim prej disa miliona euro për shfrytëzimin e territorit nga qeveria.
Beteja ligjore
70 vjecari ka në dispozicion aktin e shitjes, të datuar 14 qershor 1910, që provon se si familja e tij bleu në këmbim të floririt tokën ku qendra arkeologjike gjendet sot.
Machu Picchu është një prej qendrave arkeologjike më të famshme në botë dhe vizitohet nga 90% e turistave që shkojnë në Peru (në vitin 2008 qendra arriti shifrën rekord prej 858 mijë vizitorëve, ndërsa në vitin 2010, pavarësisht krizës mbi 700 mijë turistë vizituan qendrën).
Në vitin 1944, prindërit e Abril e shitën pronën familjes Zavaleta, por përjashtuan nga akti i shitjes zonën ku gjendet qendra arkeologjike, duke menduar se në të ardhmen do të shpronësohej nga shteti. Gjithsesi konfiskimi i territorit nga shteti nuk u zyrtarizua kurrë dhe mbi të gjitha familja e 70 vjecarit nuk mori asnjë dëmshpërblim. Tashmë pas 7 vjet betejash ligjore, 70 vjecari i është drejtuar Unesco-s me qëllim që organizata ndërkombëtare të bëj presion mbi qeverinë e Perusë që të njoh të drejtën e pronësisë.
Fausto Salinas, avokati që përfaqëson familjen Abril, tregohet optimist dhe mendon që me ndihmën e organizatës do të mundësohet dëmshpërblimi: Unesco ka protestuar shpesh kundra shtetit së Perusë, sepse nuk mbron më së miri qendrën arkeologjike. Në Peru, si dhe në drejtësinë ndërkombëtare, nëse prona nuk është konfiskuar, atëherë ti vazhdon të kesh të gjitha të drejtat mbi të. Nga ana tjetër qeveria e Perusë nuk pranon kundërshtime dhe flet për ceshtje të mbyllur: “Qendra arkeologjike i përket të gjithë peruanëve”.
(a.h/BalkanWeb)