Operacioni "heshtja", në pranga tre grabitës makinash

Një operacion i koduar "Heshtja" ka goditur një grup kriminal prej katër personash të cilët vidhin makina dhe i shisnin duke përdorur adresa elektronike mail si dhe facebook. Sipas policisë së Tiranës mësohet se identifikimi dhe prangosja e tyre është bërë falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe operacionale të uniformave blu.
Kështu më datë 17 shtator 2009, në rrugën "Pandi Dardha" në Tiranë dyshohet se në bashkëpounim me njëri tjerin kanë realizuar vjedhjen e një automjeti me targa TR 2997 K, në pronësi të një shtetasi. Më datë 20 Nëntor 2009, në Vorë, dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim përmes tyre vjedhjen e automjet tip benz 240, ngjyrë gri.
Më datë 22 dhjetor 2009, në rrugën "Ramazan Shijaku" në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa TR 8344 C, në pronësi të një shtetasi.
Më datë 31 dhjetor 2009, në afërsi të bulevardit 'Zogu i parë", dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur automjetin me targa TR 5983 J, në pronësi të një shtetasi.
Më datë 15 janar 2010, në rrugën e Barrikadave në Tiranë, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 6267 E, në pronësi të një shtetasi.
Më datë 01 janar 2010, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në Unazë të Re, kanë realizuar vjedhjen e automjetit me targa TR 0473 B, në pronësi të një shtetasi.
Më datë 06 janar 2010, në rrugën "Pandi Dardha" në Tiranë dyshohet se kanë realizuar në bashkëpunim vjedhjen e automjetit me targa TR 4691 R, në pronësi të një shtetasi.
Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit të komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë sëbashku me seksionin përkatës po punojnë intesivisht në drejtim të dokumentimit të tjerave vjedhjeve të automjeteve dhe të banesave, të realizuara nga ky grup kriminal, të realizuar në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan automjetet me targa si më poshtë : automjeti me targë TR5983 J, TR 4691 R, TR 0473 B, TR 6267 E.
Materialet në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.