E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, PS: Kriza s’u reflektua në buxhetin 2011- 2013

TIRANE- Partia Socialiste reagon një ditë pas miratimit të rezolutës për përmbytjet në qarkun e Shkodrës nga parlamenti, të cilin vazhdon të bajokotojë që në ditën e parë të hapjes së tij.Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, i pamandatuar, Ilir Beqja në një prononcim për shtyp sot nga selia rozë e quajti rezolutë “boshe” dhe kërkoi urgjentisht marrjen e masave konkrete për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.“Ne i bëjmë thirrje Sali Berishës :të fillojë menjëherë me vlerësimin e dëmeve me ekipe profesionistësh të përbërë nga: inxhinierë ndërtimi për vlerësimin e banesave, agronomë për vlerësimin e dëmeve në të mbjella, veterinere në vlerësimin e dëmeve në gjënë e gjallë dhe zooteknikë në vlerësimin e dëmeve të bazës ushqimore; të bëjë ndryshimet e nevojshme në ligjin e buxhetit të shtetit për të siguruar fondet për dëmshpërblimin; të fillojë asistencën e menjëhershme financiare për familjet që tash e dy javë nuk kanë më asnjë mundësi të gjenerojnë të ardhura” deklaroi BeqjaSipas deputetit socialist seanca e djeshme pati qëllim të ngrejë në qiell punën e qeverisë, korrupsioni i të cilës solli dhe përmbytjet në Shkodër dhe jo të tregojë masat që do merren për të ndihmuar të përmbyturit “Në orë të tëra ligjëratash e fjalimesh mediokre, duke filluar që nga Sali Berisha, Jozefina Topalli, ministri energjetikës e gjithë të tjerët, nuk dëgjuam një fjalë të vetme mbi masat konkrete që do të merren për të përballuar situatën e krijuar në Shkodër e për të ndihmuar ata fatkeqë që gjenden sot në ditë të hallit. Dhe ç’ është më e turpshmja, nuk dëgjuam dje asnjë grimë kërkesë falje apo makar një marrje përgjegjësie nga autorët e kësaj katastrofe. Sepse për këtë mazhorancë, perëndia mund të gabojë, por Sali Berisha e Dritan Prifti jo!”Sipas selisë rozë, qeveria është e paaftë dhe e papërgatitur për tu ardhur në ndihmë banorëve. Ende nuk ka nisur vlerësimi I dëmeev dhe në buxhetin afatmesëm 2011- 2013 nuk ështe reflektuar as kriza ekonomike, as kriza e përmbytjeve.Kuvendi miratoi dje rezoluten ku  i "kërkon Qeverisë të ndëmarrë të gjitha masat për vlerësimin real dhe objektiv, si dhe zhdëmtimin e plotë të të gjithë qytetarëve dhe familjeve të prekura dhe të dëmtuara nga përmbytja". "Qeveria, ministritë dhe të gjitha agjensitë e vendit të nisin punën për rehabilitimin e zonës së prekur, pastrimin mjedisor të saj normalizimin sa më të shpejtë të jetës së njerëzve dhe veprimtarisë së tyre në këto zona. Qeveria të përparësojë të gjitha projektet që i japin zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë parandalimit të fatkeqësive të ngjashme natyrore"' thuhet ne rezoluten e miratuar dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Nga shifrat e ministrise se Brendshme situata në zonat e prekura nga përmbytja në zonën e Shkodrës është në përmirësim të vazhdueshëm dhe të përditshëm. Sipërfaqja e tokës së përmbytur në bazë të raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë sot llogaritet në 5234 ha.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›