E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku Shkoder, pergjysmohet harta e permbytjeve

TIRANE- Tkurret ndjeshëm harta e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës Shifrat tregojnë se sot kjo sipërfaqe është përgjysmuar. Nga 11 mijë ha tokë që pak ditë më parë ishte raportuar nën ujë sot ajo llogaritet në 5234 ha tokë. Ministria e Brendshme publikon sot shifrat e sipërfaqes së tokës të përmbytur në bazë të raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe Drejtorisë Rajonale të BujqësisëMinistria informon se “Në disa zona ku uji është larguar banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkohë kanë mbetur ende në evakuim 1795 persona. 593 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 450 të tjera janë të rrethuara nga uji.Të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit Obot në Komunën Ana e Malit si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet vetëm me mjete të rënda.Procesi mësimor ka filluar dhe vijon normalisht në të gjitha shkollat në zonat e prekura nga përmbytja.Ministria informon se në të gjithë zonën e prekur nga përmbytja nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Shërbimi shëndetësor ofrohet në të gjitha qendrat shëndetësore. Ndërkohë po kryhet monitorim intensiv i situatës nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Posaçërisht për ujin e pijshëm janë 22 pika të kontrollit të cilësisë. Vijon gjithashtu edhe dezinfektimi i sistemit të ujësjellës kanalizimeve.Në bazë të detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile sot vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave, kujdesin ndaj banorëve të evakuuar dhe puna për përforcimin e argjinaturave.“Konkretisht gjatë ditës së sotme në të gjithë komunat po dërgohen pako me ndihma dhe mallra të ndryshme ushqimore, ujë të pijshëm dhe koncentrat e bar të thatë për bagëtitë.” – thuhet në njoftimin për shtyp. Strukturat e Forcave të Armatosura, Bordit të Kullimit dhe Komunës Dajç, vazhdojnë punimet për riparimin dhe mbushjen me thasë rëre të argjinaturës së Dajçit, në pikat e Samrishtit, Darragjatit, Shirqit.Për banorët përballja me dëmet e shkaktuara në banesa është e vështirë. Uji u ka shkatërruar pothuajse gjithkca, duke filluar nga themelet, muret dhe cdo pajisje tjetër qoftë elektroshtëpiake apo jo, që ndodhej në banesat e tyre është shkatërruar.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›