E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll-FSHF lejon largimin e 6 futbollistëve nga Skëndërbeu

TIRANë- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit miratoi në mbledhjen e sotme kërkesën e 6 lojtarëve për t'u larguar nga skuadra korçare e Skëndërbeut. Praktikisht ky vendim ka shkatërruar Skëndërbeun, pasi këta gjashtë lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës korçare në fillim të sezonit, janë lejuar të largohen për shkak se klubi nuk ka përmbushur detyrimet financiare. Në këtë mënyrë, kapiteni Blendi Shkëmbi, Genti Gjondeda dhe katërshja kroate, Matko Djamarti, Miliam Guerrib, Antonio Rukavina dhe Marjan Tomasiç janë të lirë të gjejnë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën. “Disiplina ka pranuar kërkesat e të gjithë këtyre lojtarëve për të zgjidhur kontratat me Skënderbeun dhe vendos që ata të jenë të lirë. Kjo për shkak se klubi nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara në kontratë”, citohet në vendim. Me ndërhyrjen e Disiplinorit, duket se ka marrë fund dhe telenovela e transferimit të Shkëmbit te Besa: tashmë që ish-mesfushori i Kombëtares është një lojtar i lirë, ai mund t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›