Fier, gjendet e vdekur endacakja, ishte vrarë me thikë
FIER-Një endacake është vrarë me thikë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë arkës së pensionit, kur kalimtarë të rastit kanë gjetur trupin e pajetë të Myrvete Abilajt, poshtë stolit ku mendohet se ajo ishte ulur pak para se te vdiste. Menjëherë ata kanë njoftuar policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë parë trupin e gjakosur të gruas së moshuar. Pas hetimeve nga policia rezultoi se 70-vjecarja ishte vrarë me thikë gjatë natës nga persona të paidentifikuar. Mësohet se 70-vjecarja jetonte vetëm si endacake në rrugët e qytetit të Fierit, pas një sëmundje psiqike që kishte pësuar pas dhjetra vitesh si mësuese matematike. Fillimisht policia dyshoi se shkak per vdekjen e gruas së moshuar te ishte ndonjë aksident i mundëshëm, ndërsa më pas u verifikua se ajo ishte vrarë. Ndërkaq vazhdojnë hetimet per identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e arsyeve qe cuan drejt nje akti te tille. (d.b/BalkanWeb)