“Operacioni i dimrit 005”
05/03/2005 Fillimi i vitit të ri 2005 u shoqërua me një dimër, që shqiptarët kishin kohë pa e shijuar. Bora dhe akulli mbuluan pjesën më të madhe të vendit. Veriu, juglindja dhe jugu i vendit u zbardhën nga dëbora. Vetëm perëndimi dhe Shqipëria e Mesme i shpëtuan bardhësisë, por jo të ftohtit dhe shirave, që nuk dihet se kur kanë filluar dhe kur do të sosin. Ndërsa politiqiejt e vendit kanë qenë tejet të “shqetësuar” për popullin! Tjetër është se akoma s’kanë mundur së paku t’i hapin rrugët që qytetarët të mund lëvizin lirshëm drejt spitaleve apo magazinave ushqimore për të blerë mallrat e domosdoshëm për mbijetes.
Një tufë me gazetarë dhe operatorë të të gjitha televizioneve të vendit e ndjek Edin në marshimin cfilitës nëpër dëborën e këtij dimri. Dikujt mund t’i kujtohen kohët e diktaturës kur Komiteti Qendror i PPSH-së niste emisarët e saj nëpër rrethe, ku punët shkonin keq e më keq dhe bëheshin takime me popullin për të vjelur pakënaqësinë e tyre ndaj regjimit. Këta emisarë sillnin pranë partisë të gjitha pakënaqësitë ndaj regjimit dhe më pas ustallarë të tjerë projektonin fushata terrori të luftës së klasave, duke prodhuar grupe antiparti dhe armiq klase me shumicë. Tashmë kohët kanë ndryshuar e bashkë me to edhe sistemi, por lojtarët bartin të njëjtat bindje dhe janë pothuajse të njëjtit njerëz. Ka ndërruar vetëm taktika. “Pushimet dimërore”, kur punët e bashkisë së Tiranës janë të bllokuara, për shkak se duhet të bëhen në prag të zgjedhjeve, po përdoren nga kryetari i saj për të vjelur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së socialistëve. Pranvera do t’i gjejë qytetarët të kënaqur nga i dërguari i partisë dhe duke parë “punën e tij madhështore në Tiranë” në prag të zgjedhjeve do të besojnë se partia ka ndryshuar. Nga kampi rozë, turi i Edi Ramës është lënë në heshtje, ose është etiketuar si iniciativë e tregut alternativ të ideve inflacioniste të tij. Opozita nuk është interesuar për këtë udhëtim, pasi ajo është “e zënë deri në grykë me punët veta” të brendshme dhe me propagandimin paraprak të fitores së pritshme zgjedhore. Nga qytetarët e Tiranës thuhet si në jerm se “Edi Rama është më mirë të zhbllokojë pusetat e qytetit, ku është votuar, pasi ato të shkreta zihen sa kalon një re e zezë në malin e Dajtit”. Të tjerë “analistë” ekonomikë, thonë se tremujori i parë i vitit është zero në investime dhe pirgjet e mëdha të shkatërrimeve dhe punëve të nisura pa buxhetin përkatës e kanë gjetur Edin krejt të papunë. Tremujori e dytë apo fushata zgjedhore do të jenë muaj pune dhe Edi bashkë me ministrat do të jenë gjithë kohës me gërshërë në dorë, duke prerë shirita të kuq rrugësh sa në një anë të saj, sa në tjetrën. Të tjerë mendojnë se Nanos kurrë nuk mund t’i shkojë mendja t’ia dorëzojë portofolin e kryeministrit Edi Ramës dhe për këtë arsye nuk pritet që ai të jetë krah Ramës në këtë ndërmarrje anarkiste të tij. Por të tjerë mendojnë se Nano e ka të caktuar cakun e dorëzimit të pushtetit në qershor dhe një karrige të paqenë mund t’ia faturojë jo Edi Ramës, por edhe Erjon Braçes. Rama vet duket se është i qartë në objektivat e tij. Ai po luan me kartën e kryeministrit të vendit si alternativë e suksesit të majtë në kryeqytet, si model i njeriut të ri, si njeri i shpenguar dhe pa dritare ideologjike. Si kritizer i të gjithëve dhe shpresë në sirtarët e të majtës shqiptare. Ai beson edhe te karta e fundit e Nanos që, për hirë të pushtetit dhe të humbjes së tij, të tregojë tolerancë maksimale, duke dorëzuar poste të pamarrura dhe të humbura nga kalbja.
Tek e fundit, pushteti alternativë është. Rama është në gjendje që ta luajë këtë rol edhe me lugë bosh, mjafton që objektivi për marrjen e postit të kryetarit të PS-së në një të ardhme të afërt, edhe nëse ajo kalon në opozitë, të jetë brenda hapësirës që zotëron ai. Llogaritë rezultojnë të jenë bërë mirë, pasi Edi Rama, si kandidat për kryeministër, nuk ka nevojë të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nëse humb PS, e cila mund t’i faturohet direkt Fatos Nanos, Rama do të mbetet njeriu më i pushtetshëm i Partisë Socialiste, pasi posti i kreut të Bashkisë së Tiranës është vërtet një pushtet tejet i madh, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë. Në planet e tij pushtetëruesë 2006 e gjen Edi Ramën në krye të PS-së dhe sigurisht kjo përkon edhe me kohën kur ai duhet ta dorëzojë postin e kryetarit të Bashkisë. Derisa opozita e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministrin e ardhshëm, Partia Socialiste nuk do të gjente kartë më të mirë se Edi Ramën për kundërkandidatë. Nano ka qënë n-herë kryeministër gjatë këtyre 15 viteve. Ndërsa thelbi i “Operacionit të dimrit” të Edi Ramës është përgatitja e tij si alternativë socialiste për kryeministër. Ky “mall i ri” shpresohet të ketë një çmim relativisht të lartë në tregun e ndotur të politikës shqiptare. Për këtë arsye, dhe jo për tjetër gjë, Edi po rend fundjavave me shpatë në dorë, duke denigruar shefat e tij dhe njëkohësisht edhe krerët e opozitës.