Hyn në shtëpinë e policit, i vjedh pistoletën

05/03/2005 Arrestohet një javë më pas
FIER - Një nxënës i shkollës së mesme bujqësore "Rakip Kryeziu", në Fier, ka mundur që të vjedh pistoletën e një efektivi të FNSH së komisariatit të Policisë së këtij qyteti.
Shefi i Rendit në këtë komisariat bën të ditur për gazetën se autori, i grabitjes së punonjësit Sinan Shahaj, është Ervis Allka banues në Mbrostar Ura, në të njëjtin fshat më Shahaj. Ai është arrestuar në orët e vona të ditës së enjte, ndërsa kërkohej prej një jave prej policisë së Fierit.
Sipas shefit të Rendit të komisariatit të Fierit, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, kur efektivi i FNSH nuk ishte në marrëdhënie pune përkohësisht, për shkak se ishte i sëmurë. Në një moment, kur Shahaj kishte shkuar për vizitë te mjeku dhe kur banesa e tij ishte pa njerëz, 22-vjeçari Ervis Allka, nxënës i shkollës së mesme bujqësore, kishte hyrë në shtëpi, dhe pas kontrollit ka grabitur pistoletën tip TT me numër 5514057160 dhe është larguar.
Punonjësi i FNSH, kur është kthyer në shtëpi dhe ka konstatuar grabitjen e pistoletës, ka bërë menjëherë kallëzimin te kolegët e tij, të cilët bënë të mundur marrjen e të gjitha gjurmëve të lëna nga grabitësi dhe hedhjen e pistave të para të dyshimit.
Dy ditë pas kësaj grabitjeje Ervis Allka, i cili banonte në të njëjtin fshat me efektivin e policisë, në Mbrostar Ura, e ka hedhur pistoletën në oborrin e shtëpisë së punonjësit të FNSH, dhe përsëri është fshehur. Ai është parë nga banorë të fshatit, të cilët kur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, kanë dëshmuar se autor i vjedhjes së pistoletës është 22-vjeçari Ervis Allka, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë deri në momentin kur u provuar plotësisht se ai ishte autori i vjedhjes.