TEC-i i Vlorës, OK me parametra mjedisorë

05/03/2005 Letër e hapur publike e drejtorit të KESH-it, Andis Harasani
Rishtazi ka ardhur në vëmendjen tonë krijimi i një Komiteti të Mbrojtjes Ekologjike e Hapësirave Jetike të Qarkut të Vlorës, Komitet, i cili i është drejtuar autoriteteve tuaja lidhur me shqetësimin, që gjoja kanë banorët e zonës së Vlorës lidhur me ndërtimin e një parku energjetik në zonën e Vlorës, pjesë e të cilit është dhe ndërtimi i TEC-it të ri të Vlorës.
Megjithë prezantimin e herëpashershëm të efektshmërisë së ndërtimit të këtij TEC-i në lidhje edhe me mbrojtjen e ambientit dhe ekosistemin, më lejoni t’ju bëj dhe njëherë me dije sa më poshtë vijon;
Puna për projektimin e ndërtimit të TEC-it të ri të Vlorës ka filluar nga ana e specialistëve të sh.a. KESH-it, Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës dhe Agjencisë Kombëtare të Energjisë më shumë se tre vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe, me financim të USTDA (Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar) janë përzgjedhur kompani konsulente të huaja, të pavarura, të cilat kanë realizuar tri faza studimesh, që janë:
Faza I, Studimi për zonën e ndërtimit të TEC-it
Në vitin 2002 është realizuar studimi për zonat e mundshme ku mund të ndërtohej një TEC i tillë dhe përkatësisht janë studiuar zonat e Durrësit, Elbasanit, Vlorë-Sodë, Vlora B, Fierit, Shëngjinit dhe Korçës. Studimi u bazua në dy kritere kryesore të vlerësimit, që ishin; (i) infrastruktura e zonave të studiuara dhe (ii) impakti ambiental në to. Në përfundim të këtij studimi, me miratimin e institucioneve shqiptare dhe të donatorëve (Banka Botërore, BERZH-i dhe BEI) u rekomandua si më i përshtatshëm, ndërtimi i TEC-it në zonën Vlora B (projekt, i cili po implementohet sot).
Përfundimet e draftit të studimit iu paraqitën publikut në një takim të zgjeruar në zonën e Vlorës në prani dhe të autoriteteve lokale dhe shoqatave ambientaliste në tetor të vitit 2002, takim në të cilin nuk pati asnjë objeksion për ndërtimin e këtij TEC-i në zonën e Vlorës. Mbas kësaj, në dhjetor 2002, nga ana e KRRT-së së Qarkut të Vlorës, u aprovua ndërtimi i këtij TEC-i në zonën e Vlorës. Më pas, në shkurt të vitit 2003, KRTSH-ja e Republikës aprovoi zonën në fjalë si një zonë energjetike, pjesë e të cilit është edhe TEC-i i Vlorës.
Faza II, Studimi për leverdisshmërinë ekonomike të TEC-it
Pas kryerjes së studimit mbi zonën për ndërtimin e TEC-it të ri të Vlorës, u bë studimi nga ana e firmës së konsulencës për leverdisshmërinë e realizimit të këtij investimi, studim, i cili përfshinte; (i) teknologjinë e ndërtimit të TEC-it; (ii) përfitimin ekonomik të investimit; (iii) efektin mbi ambientin përreth; (iv) lëndën djegëse, që do të përdorej (v) alternativat e mundshme. Rezultatet e këtij studimi u prezantuan në takimin me publikun, i cili u zhvillua në shtator të vitit 2002.
Gjatë përfundimit të këtij studimi u arrit në konkluzionin se lënda djegëse që do të përdorej, do të ishte distilat nafte me sulfur të ulët.
Faza III, Studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis për TEC-in
Pas përfundimit të dy fazave të para nga ana e konsulentit ndërkombëtar u realizua Studimi i Vlerësimit mbi Ndikimin në Mjedis të projektit të propozuar, studim ky, i cili u bazua në zbatimin e rregullave dhe standardeve të legjislacionit shqiptar, evropian dhe udhëzimeve të Bankës Botërore, përsa i takon impaktit ambiental të projektit dhe përmbushjes së këtyre regullave e standardeve. Gjatë hartimit të këtij studimi, nga ana e konsulencës dhe institucioneve shqiptare janë bërë njoftimet në të gjitha organet e shtypit qendror dhe lokal, në të cilat janë mirëpritur komentet e publikut lidhur me këtë studim.
Njoftimet janë bërë në dy faza, tetor 2003 dhe shkurt 2004. Në këto njoftime i janë bërë të njohur publikut të gjerë dhe të gjitha institucioneve të interesuara, përfshirë dhe organizatat ambientaliste, projekt-raporti i këtij studimi dhe vlerësimet e tij; kopje të raporteve paraprake të studimeve iu janë vënë në dispozicion këtyre organizatave. Gjithashtu, në vijim të këtyre njoftimeve janë zhvilluar dy takime me popullatën e qytetit të Vlorës, në të cilin janë mirëpritur të gjitha komentet, të cilat janë marrë parasysh në paraqitjen e studimit përfundimtar.
Studimi më pas është vlerësuar nga ana e një konsulenti të pavarur ndërkombëtar dhe më pas është aprovuar nga ana e institucioneve shqiptare, institucioneve të Bashkimit Evropian, BB-së, BERZH-it dhe BEI-it. Vetëm pas kryerjes dha aprovimit të këtij studimi nga ana e institucioneve të mësipërme, është vazhduar më tej me përgatitjen për financimin e tij. Kopje të këtyre studimeve, në të dy gjuhët, kanë qenë të publikuara dhe janë dhe sot në faqen e internetit të sh.a. KESH-it me adresë: http://www.kesh.com.al, si dhe në adresat e internetit të Bankës Botërore http://www.worldbank.org.al, dhe BERZH-it http://ëëë.ebrd.com. Përfundimisht, më lejoni të shprehem se ndërtimi i këtij TEC-i është brenda parametrave të legjislacionit të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe rregullave e udhëzimeve të institucioneve financuese siç janë Banka Botërore, BERZH-i dhe BEI, përsa i takon ndikimit në mjedis.
Së fundi, më lejoni të kërkoj që përpara se kushdo t’i drejtohej në emër të një komuniteti disa organizmave, të cilët janë duke ndihmuar fuqizimin e një sektori me rëndësi jetike, siç është ai i energjisë elektrike, me financimet e tyre, të kishte mirësinë të përballej me realitetin e fakteve lidhur me problemet, të cilat kërkohen të trajtohen.
Të nderuar zotërinj!
Duke shpresuar se me sa më sipër i jam përgjigjur sadopak kërkesave të një grupi “specialistësh të fushës së mjedisit”, më lejoni në emër të sh.a. KESH-it të falenderoj institucionet financiare dhe përfaqësitë e vendeve të huaja të akredituara në Shqipëri për mbështetjen, që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin zhvillimit të Sektorit Elektroenergjetik Shqiptar e më gjerë.