E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza, pergjigje brenda 40 diteve

Diagnoza perfundimtare qe ka cuar ne vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti pritet qe te dale pas 40 diteve. Brenda kesaj kohe, ekspertet mjeko-ligjore do te kryejne te gjitha analizat si dhe autopsine, ne menyre qe te gjejne nje pergjigje te vertete dhe ligjore per kete ngjarje te rende. Deri tani, mjeket kane dhene diagnozen paraprake "shok hemorragjik", por arsyet qe cuan ne kete hemorragji do te sqarohen brenda 40 diteve. Vetem atehere do9 te zbulohet nese mjeku Xhevahir Hoxhallari ka qene pergjegjes i drejtperdrejte i vdekjes se 17-vjecares, e si rezultat te merren edhe masat konkrete ligjore. Nderkaq, mesohet se ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka urdheruar dje ngritjen e nje grupi pune i cili do te hetoje ne lidhje me kete ngjarje te rende. Nga ana tjeter, te gjitha klinikat private pritet t'u nenshtrohen kontrolleve te menjehershme ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Keshtu, sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise, kontrollet do te perqendrohen kryesisht ne dokumentacionin qe posedojne keto klinika, ne siperfaqen e tyre, ne vendndodhjen, por edhe ne aparaturat me te cilat mjeket ushtrojne profesionin e tyre ne rrethe dhe ne kryeqytet. Perpos gabimit njerezor, mendohet se ne shume raste, probleme vijne edhe nga aparaturat qe perdoren, nga gjendja higjienike e mjedisit dhe e veglave te punes se mjekeve, etj. Ne fakt, kontrolle te tilla trumbetohen sa here qe ndodh ndonje problem madhor me bilance tragjike. Ndersa gjithe pjesen tjeter te vitit, klinikat private ushtrojne aktivitetin ne pjesen me te madhe te rasteve, duke kryer shkelje te renda si me dokumentacionin, si me kushtet ne te cilat ushtrojne misionin e mjekut, ashtu edhe me permbushjen e detyrimeve te tjera ligjore. Megjithate, burime nga Ministria e Shendetesise u "justifikuan" dje se mjaft leje jane dhene edhe nga stafe te meparshme te ketij dikasteri. Ne fakt, nje gje e tille eshte e vertete, por kjo nuk duhet t'i ndaloje specialistet qe te kryejne kontrolle ne te gjitha klinikat, te cilat jane kthyer ne nje biznes shume fitimprures, duke lene menjane misionin per t'u kujdesur per shendetin e njerezve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›