Operacioni i policisë Italiane, në pranga katër shqiptarë për trafik droge

Një superoperacion i policisë italiane ka çuar në pranga 55 persona, shqiptarë dhe afrikanë. Policia e Padovës ka bërë të ditur se, arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit “Tamer”, ku janë sekuestruar dhe 14.250 doza heroine.Nga të arrestuarit, 15 prej tyre janë me vendime gjykate, ndërkohë që pjesa tjetër janë vënë në pranga si bashkëpunëtorë.Por veç numrit të të arrestuarve, i madh është dhe numri i personave të hetuar. 87 italianë, shqiptarë, afrikanë janë nën hetim. Aksioni është bërë nga Guardia di Financa në bashkëpunim me antidrogën.Nga të dhënat organizata e shkatërruar kishte shtrirje në, Shqipëri, Holandë dhe në Spanjë, ndërkohë që në Itali, ishte e shtrirë në Lombardi dhe në Veneto.Nga Padova, droga shpërndahej më pas dhe në Emilia Romagna, Toskana dhe Trentino.Ndërkohë që janë sekuestruar dhe 11 kilogramë drogë, prej të cilave, 5 kokainë dhe 3 heroinë.
...