Molla, kundër reumatizmës, infarktit dhe gurëve në veshka
Autori i Lajmit: red.
Proverbi i vjetër thotë: “Një mollë në ditë, e mban doktorin larg.” Studimet tregojnë se molla mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës dhe të mushkërive. Si shumë fruta, molla përmban vitaminë C si dhe mund të ulë rrezikun e kancerit. Molla është një burim vitaminash dhe mineralesh.
Molla, është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Pra ajo mund të quhet ndryshe dhe një "Snack fruit"
Molla është një pemë që jep fruta (frutat njihen me të njejtin emër) me shije të ndryshme varësisht nga lloji i saj. Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë- produkt në industri dhe kuzhinë. Sipas përkufizimit të dhënë në enciklopedinë, molla është një pemë fryti i së cilës, Malus domestica, përfshihet në familjen Rosaceae. Molla është ndër pemët më të kultivuara. Trungu i kësaj peme arrin një gjatësi prej 5-12 metra, frutat e së cilës piqen në vjeshtë. Mollët mund të konservohen, mund të shtrydhen për t u bërë lëng, ose mund të fermentohen për t u bërë lëng molle ose uthull. Mollët janë edhe një përbërës i mirë në shumë ëmbëlsira. Ato gjithashtu mund të piqen ose të zihen.
Vetitë kuruese të mollës: Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Gurët në veshka: Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e enjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.
Tretja: Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.
TAB anash fotos
Konsumimi i mollës:
* 2 kokrra mollë, rekomandohen të hahen çdo ditë për të parandaluar infarktin
* 3 deri në 4 gota verë molle këshillohet të pihet çdo ditë për ata që kanë probleme me stomakun
* 7 herë në ditë pihet kura me ujë dhe uthull molle, për ata që vuajnë nga sinoziti
Përfitimet shëndetësore
100 gramë mollë përmbajnë:
85 ml ujë
0.2 gr proteina
0.1 gr yndyrë (më shumë në fara)
11 gr sheqer (fruktozë, glukozë dhe sakarozë)
2 gr fibra
4 gr kripëra dhe minerale (kalium, fosfor, kalcium, natrium, magnez, hekur, jod, zink, mangan dhe silic)
Energji 50 kcal 220 kJ
Veprimet shëruese
Molla ngadalëson plakjen, është e dobishme tek ekzema e lëkurës, kapsllëku, sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës urinare. Nëse molla hahet në mëngjes e pastron organizmin. Nëse hahet në mbrëmje, ndihmon për gjumë më të mirë.
Kur kemi mahisje të fytit, është mirë që ta shpërlajmë atë me tretjen e fituar nga zierja e tri mollëve të grira në një litër ujë. Të mos harrojmë se çdo kafshim i mollës është një lloj masazhi për mishin e dhëmbëve, pasi i forcon rrënjët e tyre dhe u jep dhëmbëve shkëlqim dhe bardhësi.
Frut, me ndikim të madh pozitiv
1 Ul në mënyrë të dukshme, rrezikun e sëmundjeve të zemrës
2 Ndihmon kundra kapsllëkut
3 Mban konstante vlerat e sheqerit në gjak
Eksperimenti
Molla uli rrezikun e zëmundjeve të zemrës dhe kolesterolin
Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura që përmban vitamina C dhe betakarotin, që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë. Një studim në Hollandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolosterolit në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit apo të hemorragjise cerebrale.
Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloje sëmundjesh është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin "Grany Smith". Duhet të shtojmë, se Vitaminat e mollës mund t i marrim në njëfarë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise): Megjithatë, duhet theksuar, se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.
Uthulla, agjent i fuqishëm mpikës dhe forcuese e mishit të dhëmbëve
Uthulla bëhet me anë të fermentimit të lëngut të frutave të ëmbla dhe të drithërave, si elbi, molla dhe rrushi. Procesi i krijimit të uthullës kërkon fermentimin në një ambient plot oksigjen, që është e kundërta e fermentimit alkoolik, që kërkon një ambient pa praninë e oksigjenit. Alkooli në këto lëngje oksidohet në acid acetik. Uthulla përmban 4 për qind ose më shumë acid acetik. Ngjyra dhe shija e saj ndryshojnë në varësi të bazës së saj. 100 gramë uthull përmban vetëm 16 kalori. Uthulla përmban gjithashtu sodium, potasium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe klorin, por nuk ka vitamina.
Ibn Sina (vdiq në vitin 1037) ka shkruar në librin e tij të famshëm Al-Qanoon fit Tibb (Kanuni i Mjekësisë), se uthulla është një agjent i fuqishëm mpiksës. Nëse hidhet në një plagë të jashtme, do të ndihmojë kundër gjakderdhjes dhe enjtjes. Uthulla ndihmon tretjen, forcon mishin e dhëmbëve dhe është një hapëse e mirë e oreksit. Uthulla trajton plagët e jashtme Enciklopedia “Martin-Dale Encyclopaedia of Pharmaceuticals 1989” përmend se uthulla ka shumë përdorime të dobishme. Disa prej tyre janë: Trajton helmimin nga substancat alkaline (jo acidike). Ndihmon në uljen e temperaturës. Trajton pickimet e bletëve dhe të kandilit të detit duke aplikuar një përzierje të barabartë kripe dhe uthulle në vendin e pickimit, e cila ul dhimbjet dhe parandalon inflamacionin.
Vetia antimikrobiale e uthullës
Botimi i vitit 1989 i librit Complete Nutrition të Dr. Micheal Sharon, thotë: “Uthulla luan rolin e dezinfektuesit për zorrët. Disa njerëz e këshillojnë të përdoret për gargarë për gojën dhe fytin. Ajo dezinfekton brendinë e gojës nga mikrobet. Doza e zakonshme për gargarë është të përziesh një deri në tre lugë çaji uthull molle në një gotë uji dhe ta përdorësh në mëngjes dhe në mbrëmje.” Dr. Sharoni shton se uthulla është e dobishme për shumicën e njerëzve, edhe pse te dikush mund të mos ketë efektet e dëshiruara.
Uthulla e mollës: Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.
Ky lajm është publikuar: 24/01/2009