E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do kalonin 20 klandestinë në Greqi, 3 të arrestuar

Shkatërrohet një rrjet i kalimit të klandestinëve nga Shqipëria në Greqi. Operacioni “Krushqit” vuri në pranga 3 organizatorët të cilët kishin përgatitur planin për kalimin në tokën helene të 20 klandestinëve. Mes tyre fëmijë nën 10 vjec. 

KOLONJË- Operacioni i policisë i koduar “Krushqit” ka vënë në pranga 3 persona të cilët kishin organizuar kalimin klandestin drejt kufirit grek të 20 personave të ardhur nga veriu i Shqipërisë.
Të arrestuarit babë e bir Tomorr dhe Haxhi Malo, përkatësisht 53 dhe 23 vjec si dhe Altin Lifo, 26 vjec nga Erseka kishin organizuar me përpikmëri cdo detaj të këtij kalimi kufitar të paligjshëm.

Mes 20 klandestinëve ishin dhe 6 fëmijë nën moshën 10 vjec. Klandestinët janë ndalur teksa udhëtonin në një furgon taksi me targa ER 005 A në drejtim të Ersekës. Klandestinët, të cilët kishin paguar secili nga 1500- 2000 euro do të kalonin nga mali i Gramozit në drejtim të Greqisë.
Të arrestuarit do të hetohen për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›