E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon bashkeshorten

Pasi ka rrahur të shoqen, i ka dhënë fund jetës me kapsollë në gojë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Rras të Komunës Gjegjan, ndërkohë mësohet se viktima është Gjin Lleshi. 

Sipas informacionit të policisë lokale, 50-vjeçari para aktit të vetëhedhjes në erë, mësohet se ka dhunuar gruan e tij shtatzënë P.Gjni 48-vjeçe, e cila për shkak të kësaj dhune ndodhet në gjendje të rëndë për jetën e saj dhe të fëmijës. 

48-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Pukës dhe mjekët lokalë kanë kërkuar ndihmën më të specializuar në Tiranë. 
Hetuesit janë në pritje të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të gruas e cila ka mundur të rrëfejë fare pak nga ngjarja, për shkak të situatës që ajo po kalon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›