E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni rilindi Matilden

Jeta e saj tashme do te jete ashtu sikurse para 6 muajsh, kur semundja ne veshka iu shfaq papritur. Nje ekip prej 11 mjekesh, kane mundur t'i rikthejne nje jete normale Matilda Godes, por edhe familjareve te saj. Kryerja e transplantit te veshkave dje, per here te pare ne nje spital publik ne vendin tone, ka qene nje sfide sa per shendetesine shqiptare, aq edhe per vete pacientet te cilet kane perfituar nga ky operacion. Tashme familja e Matildes nuk do te shpenzoje me para per te kryer dializen e vajzes, po keshtu Matilda nuk do te shpohet me me age, per te marre injeksione te ndryshme. Por edhe gjendja e saj shendetesore, tashme nuk do te jete e varur nga nje aparature dialize.

Transplanti

Babai i Matildes, perpara operacionit duket se ka pasur emocionet me te medha por kishte edhe krenarine se prej trupit te tij, do te shkepuste nje pjese qe do te ishte vazhdimi i jetes se vajzes. Nena e Matildes, Sofika por edhe te aferm te tjere kane qendruar per rreth 5 ore, pas dyerve te repartit te Urologjise dhe kane pritur se si do te shkonte operacioni i pare i transplantit te veshkave. Por te njejtat emocione kane qene edhe per mjeket, pavaresisht se keta e dhane nje eksperience ne shtetin fqinj, Itali para nje viti, pergjegjesia kete here ishe me e madhe. Nje operacion qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne nje spital publik ne vendin tone, tashme nuk eshte me enderr por nje realitet. Matilda Gode, vajza 20-vjecare nga Rrembeci i Korces, ka mundur t'u thote mjaft vuajtjeve, qe shkaktoheshin nga semundja e rende ne veshka. Fale babait te saj, por edhe mjekeve te QSUT-se si edhe te projektit INTERREG 3, Matilda tashme ka nje veshke dhe nje jete te re.

Operacioni

U deshen mbi kater ore pune ne trupin e Matildes dhe te babait te saj, ne menyre qe te beheshin zevendesimet e veshkave. Pas operacionit, shefat e sherbimeve te Nefrologjise dhe te Ulologjise, perkatesisht Nestor Thereska dhe Mustafa Xhani jane shprehur te kenaqur dhe optimiste, per shendetin e Matildes dhe babait te saj. "Gjithcka shkoi normal, babai i vajzes eshte mire, vajza eshte mire dhe tashme mund te themi se fillimi i mire eshte gjysma e punes. Transplanti i radhes mendojme te jete nga prilli, nderkohe qe brenda nje viti, mendojme qe te kryejme rreth 10 transplante" eshte shprehur Mustafa Xhani, shefi i sherbimit te Urologjise. Ndersa shefi i Nefrologjise, Nestor Thereska ka pohuar se ekipi shqiptar, eshte ne gjendje te kryeje transplantet e tjera ne cdo moment. Nga ana tjeter ministrja e Shendetesise, ka theksuar se ky operacion eshte nje arritje per shendetesine shqiptare. "Falenderoj me zemer regjionin e Pulias, per nje impenjim maksimal qe bene te mundur kete dite te sotme te bukur, po keshtu doja te falenderoja ekipin e mjekeve, te ardhura nga Italia" ka theksuar Godo. Kurse mjeku italian, prof. Batalja de Tono, ka pohuar se ky eshte nje sukses i qeverise shqiptare e cila kandidon fuqishem per t'u futur ne BE, me nje sistem shendetesor qe eshte ne zhvillim e siper dita- dites.

S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›