E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofika: Vajza u semur para 6 muajsh

Matilda Gode, 20-vjecarja nga Korca, ka vetem pak muaj qe mbijeton me semundjen e rende te azotemise ne veshka. Sofika, e ema, tregon per semundjen e rende te Matildes dhe kenaqesine qe ndjeu, kur doktoret i komunikuan per transplantin. "Semundja i filloi tetorin e vitit te kaluar, para 6 muajsh ajo u enjt komplet ne trup. Menjehere pas kesaj e sollem ketu ne QSUT per ta vizituar. Ndjekja e saj u be nga doktoreshe Arjana Strakosha. Ne fillim i bene kartoterin, me pas e futen ne dialize, se ne ate gjendje kishte arritur. Semundja e saj ka qene shume e papritur per ne, se ajo nuk ishte semurur asnjehere me pare. Gjithcka ndodhi menjehere. Kur erdhem ketu ne QSUT, mjeket na ndihmuan shume. Duke pare edhe gjendjen e rende te vajzes, pas disa muajsh na komunikuan se do te benin transplantin. Ne u gezuam shume". Me sy te perlotur Sofika pohon se pas shume peripecish, pasi ajo u skualifikua nga mundesia per t'i dhuruar veshken vajzes, tanime qe i ati do t'i dhuroje veshken, shpreson vetem qe gjithcka te shkoje sa me mire. Per te, Matilda eshte si syte e ballit, pasi ajo eshte femija i pare dhe me te vogel ka djalin 15-vjecar. "Jam shume e gezuar qe vajzes po i behet transplanti dhe qe po ia dhuron babai veshken", - me sy te perlotur nuk pushon se falenderuari mjeket, me shpresen qe sot vajza e saj te rifitoje nje veshke dhe bashke me te, edhe mundesine per nje jete me te mire.

C'eshte transplanti ne veshka

Transplanti eshte terapi zevendesuese e veshkave qe nuk funksionojne me, ashtu si procesi i dializes. Aparati i dializes eshte veshke artificiale. Nderkohe qe kjo lloj metode ka veshtiresite e veta, pasi pacienti krijon nje lloj varesie. Personi qe kryen dializen, ka njefare varesie ndaj aparatures, pasi i duhet te vije tri here ne jave ne spital. Ndersa transplanti eshte paksa me ndryshe. Pacientit te transplantuar i dhurohet veshka nga familjare, ne kete menyre i mundesohet nje jete me normale per te bere aktivitetet e perditshme. Por ka edhe anen tjeter negative, qe pacienti duhet te jete tere jeten nen varesine e medikamenteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›