E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni shkaterrohet banda italo-shqiptare e droges

Arrestohen 6 persona dyshohen per lidhje me Camorran Droga e sjelle prej tyre ne Itali origjine nga Spanja Holanda e Shqiperia

Bari

Nje bande e rrezikshme italo-shqiptare kishte gjetur Altamuren dhe Tranin si bazen ku do te dergoheshin sasite e droges te ardhura nga Spanja Holanda e Shqiperia me qellim shperndarjen ne Itali. Ne perberje te bandes kishte persona te rrezikshem dhe te arrestuar me pare por per te njejten veper penale nje nder te cilet permendet Olsi Meta 30 vjec i cili e drejtonte grupin qe nga Bolonja nje qytet strategjik per orientimin e shperndarjes se lendes narkotike. Pas disa muajsh hetimesh policia e Barit ka finalizuar dje aksionin duke vene ne pranga 6 persona nen akuzen e Trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike ndersa jane shpallur ne kerkim edhe gjashte persona te tjere. Nderkohe jane sekuestruar 44 kilograme marijuane 5 kokaine dhe 500 grame heroine si dhe 125 mije euro qe shtetasi Prend Paluka ishte duke transportuar drejt Shqiperise per te paguar sasite e porositura te droges. Sipas mediave italiane autoritetet e shtetit fqinj kane leshuar 12 urdher arreste per 2 shtetas italiane dhe 10 shqiptare te cilet dyshohet te kene lidhje me organizaten mafioze napolitane Camorra. Sipas hetimeve rezulton se banda shfrytezonte portin e Barit dhe Brindizit per te trafikuar sasi te konsiderueshme lendesh narkotike. Kryesisht permes pergjimeve telefonike policia e Barit ka arritur te siguroje urdhrin e prokurorise antimafia duke arrestuar paraditen e djeshme kater shqiptare dhe dy napoletane me akuzen e organizates kriminale te finalizuar me trafik nderkombetar te substancave te ndaluara. Behet fjale per Dritan Aga 33 vjec Adrian Aga 31 vjec i denuar me pare Loni Paluka 28 vjec Klodian Cobo 25 vjec. Ne krye te organizates rezulton te jete 30-vjecari Olsi Meta i konsideruar si truri i trafikut. Meta eshte shpallur ne kerkim se bashku me bashkepunetorin i tij te ngushte ne Shqiperi Fran Coku. Hetimet kane konfirmuar kontaktet e te dy narkotrafikanteve shqiptare me dy eksponente te Camorres napoletane Gaetano Marino dhe Santolo Carotenuto tashme te arrestuar. Sipas burime policore italiane Meta e drejtonte shperndarjen nga Bolonja ku ka jetuar per disa vite nderkohe qe arrinte te furnizonte me kokaine disa vende te rendesishme italiane perfshi edhe ato puljeze. Rezulton nje personazh i kerkuar disa here prej policise se bashku me Loni Paluken dhe Artan Karajn ky i fundit i arrestuar dhe me pas liruar dhe tashme ne kerkim se bashku me Arben Paluken. Policise i rezulton se ka qene pikerisht ky i fundit Arben Paluka qe mbante lidhjet e organizates ne Altamura se bashku me Fran Cokun. Nderkohe qe nga hetimet rezulton se Coku ishte personi qe sillte sasite e droges nga Shqiperia permes porteve te Brindizit dhe Barit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›