Nderim policeve te vrare. Shteti perulet para heronjve

Ceremonia e perkujtimit te punonjesve te rendit te rene ne detyre. Lulzim Basha i quan simbole te guximit.
Policet e rene ne detyre jane simbole guximi. Keshtu i ka cilesuar policet e vrare ne detyre per zbatimin e ligjit ministri i Brendshem Lulzim Basha. Bashke me dhimbjen e pashlyer nga mungesa e tyre ndiejme dhe krenarine e perligjur se kjo sakrifice qendron ne themel te transformimit rrenjesor te Shqiperise te Shqiperise anetare e NATO-s te Shqiperise pa viza te Shqiperise se pandalshme drejt anetaresimit te plote ne Bashkimin Evropian - tha ministri Basha ne fjalen e tij drejtuar uniformave blu. Ne kete dite ai dha shprese edhe per familjet e te reneve. Ai tha se Qeveria lsquoBerisha ka marre masa te gjithanshme per te zbutur sa me shume qe te jete e mundur pasojat e humbjes se njerezve tuaj me te dashur dhe se pas miratimit te ligjit jane plotesuar te gjitha aktet nenligjore per te mundesuar dhenien e ndihmes se menjehershme dhe trajtimin financiar te familjeve te te gjithe punonjesve te Policise se Shtetit qe kane humbur jeten ne krye te detyres. Ky legjislacion u siguron familjareve te te reneve te policise pension familjar te barabarte me pagen referuese te punonjesit te policise ne castin e humbjes se jetes. Trajtimi financiar do te vazhdoje deri ne perfundimin e studimeve te larta per femijet e te reneve ne krye te detyres e krahas kesaj shteti merr persiper edhe trajtimin me burse te plote te studimeve si dhe masa lehtesuese per strehimin me perparesi dhe punesimin e femijeve dhe familjareve. Ministri i Brendshem premtoi se qeveria dhe institucionet shteterore vleresojne rolin kyc qe ka policia ne shtetin e se drejtes ne ushtrimin e funksioneve te saj te rendesishme per mbrojtjen e jetes shendetit prones dhe sigurise publike te qytetareve dhe permiresimin e cilesise se jeteses se tyre. Teksa nderojme vepren e deshmoreve te Policise le te riperterijme vendosmerine dhe perkushtimin tone te palekundur ndaj qytetareve dhe ligjit ne mbrojtjen e rendit dhe sigurise publike dhe ne luften kunder krimit - tha Basha
Ndersa zv.drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Rasim Borishi gjate fjales se tij theksoi Te kujtojme koleget tane te rene eshte nje detyrim moral per ti dhene drite sakrifices se tyre por dhe nje nder per te gjithe ne Ata rane per Shqiperine pasi besonin ne ideale sakrifikuan per nje shtet ku sundon ligji rregulli dhe liria. Kujtimi i tyre kontribuon ne forcimin dhe shperndarjen e vlerave te lirise dhe demokracise te cilat qendrojne ne themel te Kushtetutes sone. Ne nderim dhe perkujtim te te reneve ne krye te detyres pershendeten edhe perfaqesues te tjere te Policise se Shtetit dhe familjare te te reneve. Nderkohe qe ne perfundim te kesaj ceremonie ministri i Brendshem z.Lulzim Basha dhe drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit vendosen kurora prane varreve te te reneve.