Visha larg kritereve per KLD-ne

Mazhoranca në Komisionin e ligjeve me shumicë votash e vlerëson kandidaturën e Ardjan Vishës, propozimë të socialistëve, të padenjë për anëtar të Këshillit të Lartë të drejtësië. Sipas tyre, Visha, që për vite të tëra ka punuar krah Prokurorëve të Përgjithshëm, Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku, nuk plotëson kriterin e meritës dhe është një kandidaturë e mirëfilltë politike, me të cilin edhe vetë selia rozë nuk ndan të njëjtin qendrim për funksionimin e sisitemit të drejtësisë në vend. Më konkretisht ishte deputeti demokrat, Gent Strazimiri ai që ftoi socialistët që të bënin diferencën, mes konceptit të zotit Rama dhe atij të zotit Visha për çështjen “Gërdeci”.
Demokratët në fakt e kanë interpretuar propozimin nga socialistët të avokatit të ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu për çështjen “Gërdeci” si një tërheqje të socialistëve nga akuzat e tyre, pavarësisht se këta të fundit janë shprehur për të kundërtën. Habia e demokratëve është se si opozita mundi të propozontë Vishën, kur ai jo thjesht për hir të detyrës së avokatit beson plotësisht në pafajësinë e Fatmir Mediut.
Ardjan Visha shkon përballë Elvis Cefës në seancën plenare të së enjtes, ku përmes një votimi të fshehtë do të zgjidhet anëtari i ri i Këshllit të Lartë të Drejtësisë.