Operatorët: Ndëshkim vendorëve për ndotjen
19/12/2008 Këtë vit vetëm 800 mijë turistë të huaj
Ndotja e ambientit është një ndër problemet kryesore të zhvillimit të turizmit në vendin tonë ndaj duhet parë me përparësi nga Qeveria. Ky është edhe shqetësimi kryesor që shprehin turistët e huaj, përpos problemeve që lidhen me shërbimin që ofrojnë hotelet në zonat turistike. Operatorët turistikë do të propozojnë masa ndëshkuese për ato organe të pushtetit vendor ku rezulton se nuk garantojnë pastërtinë e ambientit, por edhe infrastrukturë të përshtatshme rrugore. “Mund të ngremë si një nga shqetësimet më të mëdha, problemet e ndotjes të mjedisit dhe të mbeturinave që hidhen në rrugët kombëtare dhe lokale si një nga fenomenet negative që evidentohet në të gjithë opinionet e të huajve në përshkrimin e tyre dhe në shtypin e huaj. Mendojmë që të propozojmë që në formë penaliteti apo masa ndëshkuese në organet përgjegjëse vendore dhe territoret përkatëse të ndërmerren nisma ligjore nga Qeveria për raste të tilla”, - theksoi Sadik Malaj, kryetari i operatorëve turistikë. Sipas tyre, shqetësues për turistët e huaj është edhe niveli i ulët i shërbimeve në disa hotele dhe restorante në vend kryesisht në sezonin veror. Gjatë këtij viti sipas të dhënave të Unionit të Operatorëve Turistik Shqipërinë e kanë vizituar 800 mijë turistë të huaj, nga të cilët 450 mijë janë turistë kosovarë. Për të promovuar turizmin shqiptar një sektor ende i pazhvilluar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Unioni ka ndërmarrë nismën “Go regional”, një nismë që synon jo vetëm promovimin e traditës dhe kulturës shqiptare si pjesë e rëndësishme e turizmit, por edhe bashkëpunimin në nivel rajonal.