Ridvan Bode: Evazioni fiskal, sfida jonë kryesore
19/12/2008 Uithers: Korrupsioni të luftohet në nivelet më të larta të qeverisjes
Korrupsioni mbetet një nga faktorët që pengon investimet. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në vendin tonë Xhon Uithers, edhe pse vendi ynë ka bërë hapa pozitive. Deklarata është bërë gjatë konferencës së dytë rajonale “Modernizimi i administratës tatimore, kyç i reformave të suksesshme të çdo vendi”. “Nuk ka një formë magjike për të luftuar korrupsionin në financat publike, por ajo që doja të theksoja është se zbatimi i politikave antikorrupsion duhet të nisë që nga nivelet më të lartë të qeverisjes. Ne mund dhe duhet ta mposhtim këtë fenomen, i cili është një pengesë serioze për biznesin”, - theksoi Uithers. Po kështu edhe për Qeverinë sfida kryesore mbetet evazioni fiskal. Duke pranuar se këto do të jenë edhe politikat që do të zbatojë administrata tatimore në të ardhmen ministri i Financave, Ridvan Bode, pohoi se reformat fiskale që u shoqëruan me uljen e taksave kanë dhënë efekte pozitive në buxhetin e shtetit duke mbledhur 3,1 miliardë dollarë gjatë tre viteve të fundit. Ministri i Financave tha se një tjetër sfidë mbetet edhe nxitja e shlyerjes vullnetare të detyrimeve nga taksapaguesit. “Kryerja e analizave e riskut të tatimpaguesve për identifikimin e burimeve kryesore të evazionit tatimor dhe uljen e tij, rritja e arkëtimeve vullnetare të detyrimeve tatimore, forcimi i kontrollit dhe monitorimit të regjistrimit, deklarimit dhe pagesës së detyrimeve, thjeshtimi i procedurave të deklarimit të pagesës dhe përmirësimi në mbledhjen dhe analizën e informacionit”, - theksoi Bode. Nga ana tjetër rritja e cilësisë së shërbimit për tatimpaguesit dhe e besueshmërisë ndaj tyre, duke përmirësuar në këtë mënyrë klimën e biznesit apo fuqizimi i përsosmërisë, i menaxhimit të kontrollit dhe i auditimit të brendshëm në administratën tatimore, për të luftuar korrupsionin dhe moszbatimin e drejtë të rregullave e procedurave, përmes hetimeve të pavarura dhe procedurave ankimore do të jenë ndër politikat kryesore që do të ndërmerren në këtë drejtim. Në këtë takim janë mbledhur krerët e administratës tatimore të rajonit. Ky takim zhvillohet për herë të dytë pas atij të një viti më parë në Maqedoni. Synimi është ndarja e eksperiencave mes vendeve me qëllim forcimin e administratës tatimore. Rritja e performancës dhe besueshmërisë së Administratës Tatimore është një nga shtyllat e strategjisë së financave publike, e vendosur në një kontekst strategjik afatgjatë me objektiv të fundit zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin.
Tabela
Argumentet:
1. Subvencionimi i në subjekti privat me aktivitet transport udhëtarësh nuk është paguar apo paraqitur projektvendim në Këshillin Bashkiak.
2. Shpërblimi nga të ardhurat është bërë në bazë të ligjit nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni “19” pika “3”
3. Lëshimi i urdhër-pagesës është me nr. 400 datë 28.12.2007 dhe ka të specifikuar dokumentet justifikuese të shpenzimit.
4. Në lidhje me tenderin e KUZ Bathore, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar shoqërinë “ANK” sh.p.k. për mangësi dokumentesh administrativo-ligjore.
5. Në lidhje me urbanistikën në të gjitha rastet e dhënies së lejeve të ndërtimit janë të depozituar në dosje studimet urbanistike pjesore të firmosura dhe janë dërguar edhe fotokopjet me observacionet.