E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Kontribut në PS, por jo pjesë e saj

Pellumb Xhufi, nje nga te larguarit nga rradhet e LSI-se, qe u be pjese e kongresit te Partise Socialiste, tha ne nje interviste per “Alsat” se do te kontribuoje per Partine Socialiste pa u bere pjese e strukturave te saj. Me zotin Xhufi, ne kete kongres ishin edhe Mustafa Muci, Sabit Brokaj, Ndre Legisi dhe Fatos Klosi.

“Ne përbëjmë një grup individësh që kemi qenë me funksione në LSI dhe u larguam nga kjo parti për çështje parimore. Sot unë jam një i ftuar dhe kam qenë i nderuar që mora pjesë, pavarëisht se unë kam marrë pjesë në shumë tubime që nga viti 1990, vazhdimisht, të çdo krahu. Këtu mora pjesë me kënaqësi sepse gjykoj që PS si partia më e madhe e opozitës ka potenciali, motivimin, për të rregulluar gjëra në këtë vend i cili realisht po shkon në një rrugë pa krye. Unë kam pasur ftesë edhe për të marrë teserën e PS dhe për të bërë pjesë edhe në forumet të një niveli në PS, por nuk kam ndërmend të angazhohem në këtë sens” tha Xhufi.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›