Opozita: “Akti normativ i qeverisë, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”
Autori i Lajmit: red.
Deputetët e opozitës e kanë konsideruar aktin normativ të qeverisë, si akt në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sipas tyre, nuk ka asnjë emergjencë për të ndërmarrë këtë akt. "Neni 101 i Kushtetutës i jep të drejtë Këshillit të Ministrave vetëm në rast nevoje dhe në urgjencë, nën përgjegjësinë e tij mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit për marrjen e masave të përkohshme. Qeveria po ndryshon buxhetin, pra, këto masa nuk kanë karakter të përkohshëm, çka tregon që qeveria, në mënyrë të përsëritur, për shkak të paaftësisë së saj të menaxhimit të financave publike në mënyrë korrekte gjatë gjithë vitit keqpërdor dhe shkel Kushtetutën e vendit të saj", - u shpreh deputeti i PS-së, Arben Malaj. Ish-ministri i Financave në qeverinë e mëparshme Nano, pati debate të ashpra me ministrin aktual Bode, sipas tij, “është hera e parë në histori që miratimi i buxhetit po bëhet në mënyrë krejt spontane, me mungesë të plotë transparence dhe nën presione jo pozitive për rialokimet 15- ditore, që do t i sjellin “mrekullinë” ekonomisë njëvjeçare shqiptare. Së pari, të ardhurat totale në ekonomi, që ushqejnë ekonominë e çdo vendi, janë në rënie. Pra kemi një rënie që shkon nga 28.2 në 27.7, ose rreth 5% e produktit të brendshëm bruto, ose nga 28.2 lekë që premtuat se do të mblidhnit, është arritur të pranoni që po dështoni dhe të shikojmë sepse deri në fund të vitit shifrat do të rishikohen dhe do të arrini në jo më shumë se 27.7 lekë. Për sa u përket granteve, nga 6 miliardë lekë, para pak kohësh qeveria premtoi se do të realizonte thithjen e vetëm 4 miliardë lekëve, qeveria i ka përgjysmuar, ku janë apo s janë 2.5 miliardë lekë. Nuk është puna e impaktit të tyre në buxhet se sa i madh është, por këto janë grante për të reformuar mirëqeverisjen shqiptare për gjithë sfidat që ka vendi. Qeveria premtoi se do të përmirësonte mbledhjen e të ardhurave të sigurimeve shoqërore, madje, po të mos ishte presioni i FMN-së, do të përgjysmoheshin këto të ardhura më 1 janar edhe më tej. Deklarohet në këtë akt normativ se ka dështuar mbledhja e kontributeve, qeveria s bën asgjë tjetër veçse e mbulon këtë dështim me taksat e taksapaguesve shqiptarë duke rritur subvencionimin, financimin, që u bëhet këtyre të ardhurave. Qeveria po fsheh të ardhurat që ka përfituar nga privatizimi. Unë nuk do të dëshiroja asnjë koleg, ish-ministër Finance, apo Ekonomie, të thotë që një e ardhur që ka mbërritur brenda një viti kalendarik në llogarinë e qeverisë, mund të mos raportohet në buxhetin e vendit të tij!? Në pasqyrën financiare të paraqitur nga qeveria shifrat e ardhura nga privatizimi shkurtohen. Nga 4 miliardë lekë që supozohej se do të merreshin nga qeveria në ekonominë vendase, nuk janë pasqyruar fare, nuk është filluar as me aplikimin e bonove të thesarit, Letrave me Vlerë, ku mund të pretendohej se u hoqën x shumë kekësh dhe tani po përdoren bonot, dhe qeveria ka mbërritur në 2 miliardë lekë. Nga ana tjetër, mungon nga qeveria, nuk është shprehur asnjë qindarkë nga ajo që qeveria pretendon si sukses, privatizimet. Opozita është tërësisht e shqetësuar për faktin se qeveria shqiptare, në shkelje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, arrin të thotë: “Po, i kemi këto lekë, por nuk po i pasqyrojmë në buxhetin e shtetit se mendojmë që t i përdorim vitin tjetër”. Ato para që kanë mbërritur në buxhetin e këtij vendi janë të detyruara që t i paraqiten Parlamentit, dhe është Parlamenti ai që do të diskutojë për përdorimin e tyre”, - ka përfunduar deputeti i PS-së, Malaj.
Burimet e financimit të rishpërndarjes së fondeve
1. 3.6 miliard janë kursime nga tenderat e bërë apo nga ato të parealizuara në disa institucione, të cilat do të destinohen tërësisht për të financuar investimet publike. Pra, nga 3.6 miliardë lekë që është mosrealizimi apo kursimet, ne do të shtojmë 4 miliardë lekë përmes aktit normativ, si shtesë mbështetje për financimin e investimeve, të cilat kanë ecuri më pozitive gjatë periudhës 11-mujore.
2. Rreth 4.2 miliardë lekë kanë qenë në kontigjencat, të cilat do të çlirohen tani për t u vendosur në dispozicion të ekonomisë dhe për të përballuar rritjen e kërkesës konsumatore në treg siç mendojmë për të dhënë një shpërblim në fundvit për pensionistët, 5 mijë lekë, dhe për zyrtarët, nëpunësit publikë nga 10 mijë lekë deri në një pagë të plotë mujore, sipas fondeve që kanë në dispozicion ministritë dhe sipas rezultateve të punës që ka pasur administrata publike, sepse jemi në periudhën kur bëhet edhe vlerësimi i saj.
3. Rreth 1.9 miliard lekë janë kursime nga shërbimi i borxhit të brendshëm që rialokohen për t i destinuar në zëra investimesh, tituj investimesh dhe programe, të cilat do të përdoren në periudhën 11- mujore sipas nevojave që ne kemi rialokuar në aktin normativ.
4. Rreth 1.1 miliard janë kursime nga shpenzimet korente përmes procedurave të tenderimit apo proceseve të tjera të administrimit nga ana e institucioneve dhe që vihen në dispozicion për t u rialokuar.
Akti normativ, nevojat sipas Qeverisë
1. Rialokim të investimeve në vlerën 4 miliardë lekë, nga objekte dhe programe të cilat kanë pasur një ecuri jo të mirë drejt programeve dhe projekteve që kanë pasur ecuri shumë të mirë.
2. Synon t i japë fondet e nevojshme KESH –it prej rreth 2.7 miliardë lekë që të vijojë programi i miratuar nga qeveria për sigurimin e energjisë elektrike përmes importeve. Sigurisht që përmirësimi i tregut të importeve tashmë e bën më optimiste përdorimin e kësaj shume që ne i akordojmë Korporatës, por sidoqoftë, për të shëndoshur gjendjen financiare të kësaj korporate dhe për të mënjanuar efektet që ka pasur rritja e çmimeve më parë është akorduar shuma prej 2.7 miliardë lekësh. Po ashtu, jepen edhe 600 milionë lekë për OSSH–në për shlyerje të faturave që kanë të bëjnë me ujësjellësit e Tiranës dhe Durrësit, të cilët nuk kanë bërë pagesën në kohë të energjisë të përdorur për shpërndarjen e ujit.
3. Rialokon shpenzimet e kursyera, shpenzime operative dhe të mirëmbajtjes si dhe financimi i borxhit, kostoja e shërbimit të borxhit publik prej rreth 2.7 miliardë lekë të cilat destinohen për t u përdorur për shpërblimin e fundvitit për të gjithë pensionistët në masën 5 mijë lekë për çdo pensionist.
4. Financimin normal të skemës së kontributit të sigurimeve shoqërore për 2.1 miliardë lekë, të cilat sikurse e thashë nuk u arritën sipas parametrave që ne kishim parashikuar me një rritje prej 22 %.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008