Shpërblimi në spitale, 9000 mjekët që marrin një pagë shtesë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
“Nga dhënia e pagës së dytë shpërblim përfitojnë rreth 9300 punonjës në 419 qendra shëndetësore, me një fond rreth 260 milionë lekë. Në total masa e shpërblimit për punonjësit e qendrave shëndetësore përfshi edhe pagën e dhënë në fund të 6-mujorit të parë shkon në rreth 440 milionë lekë. Të gjitha këto fonde janë të parashikuara në buxhetin e qendrave shëndetësore të vitit 2008”
Deri në një pagë të plotë është menduar shpërblimi për punonjësit e qendrave shëndetësore këtë fundvit. Sipas burimeve zyrtare, bazuar në performancën e realizuar nga qendrat shëndetësore, ISKSH do të shpërblejë të gjithë punonjësit e këtyre qendrave për festat e fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera, shpërblimi nuk do të jetë një shumë fikse e përcaktuar, por pikërisht bazuar në punën e kryer dhe shërbimin e ofruar ndaj pacientëve. Sipas të dhënave, rezulton se shpërblimi në këtë fundvit është deri në një pagë mujore për mjekët dhe stafin tjetër. Ky shpërblim bazohet në 10% shtesë për performancë dhe 5% shtesë për cilësinë e shërbimit (bonusi). Mbështetur në evidencat e periudhës janar-nëntor 2008, rezulton se shpenzimet për buxhetin për aktivitet (pra 10% shtesë mbi pagën për performancë) janë realizuar në masën 74.4 % në shkallë vendi dhe bonusi (5% shtesë për cilësinë e shërbimit) është realizuar në masën 44.2 %. Në bazë të evidencave të paraqitura del se financimi i buxhetit për aktivitet (10% i performancës) për çdo qendër shëndetësore, të jetë realizuar nga 8-100 %. Më mirë në realizimin e këtij treguesi paraqiten qendrat shëndetësore të rajonit Tiranë, të cilat kanë tërhequr 63-98 % të buxhetit për aktivitet, Vlorë 44-99 %, Tropojë 93-100 %, Berat 35-100 %, Kukës 34-91 %, Korçë 28-99 %, Elbasan 18-94 %, Shkodër 18-99 %. Ndërsa realizimi i buxhetit për bonus varion nga 24-54 %. Më mirë paraqiten Vlora dhe Kukësi me 54 % secila, Dibra 49 %, Korça 48 %, Shkodra 46 %, Tirana 45 %, Berati 43 %. Buxheti për bonus për çdo qendër shëndetësore është realizuar nga 2-81 %. Sipas informacioneve, rezulton se për 6-mujorin e parë të vitit 2008, të gjitha qendrat shëndetësore kanë marrë deri në një pagë shpërblim për rezultatet e arritura. Pra mbështetur në realizimin e 11-mujorit dhe në buxhetin e akorduar, qendrat shëndetësore do të japin deri në një pagë tjetër shpërblim për rezultatet e arritura në këtë fundvit. Nga dhënia e pagës së dytë shpërblim përfitojnë rreth 9300 punonjës në 419 qendra shëndetësore, me një fond rreth 260 milionë lekë. Në total masa e shpërblimit për punonjësit e qendrave shëndetësore përfshi edhe pagën e dhënë në fund të 6-mujorit të parë shkon në rreth 440 milionë lekë. Të gjitha këto fonde janë të parashikuara në buxhetin e qendrave shëndetësore të vitit 2008.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008