Ndoka: “Do të ringremë të djathtën pa Berishën”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, në një deklaratë për shtyp u shpreh se PD-ja dhe PS-ja, në një seancë të turpshme kundër lirisë, votuan një kod elektoral që i shërben pushtetit personal të dy njerëzve. Sipas Ndokës, pluralizmi politik dhe standardet e demokracisë mbas votimit të kodit elektoral e kanë kthyer Shqipërinë hapa prapa. Sipas Ndokës. PDK-ja do të jetë në ballë të një lëvizjeje të fuqishme politike për të ringritur të djathtën pa Berishën, i cili jo vetëm ka marrë peng të djathtën, por po bashkëpunon me tiranin e ri socialist. Kryetari i demokristianëve nënvizoi më tej se “për fat të keq, PS-ja dhe PD-ja, në një aleancë të turpshme kundër lirisë, votuan një kod elektoral, që i shërben pushtetit personal të dy njerëzve: Sali Berishës dhe Edi Ramës. Pluralizmi politik dhe standardet e demokracisë në Shqipëri, pas votimit të mbrëmshëm kthehen vite pas, në vitin 1990, kur Ramiz Alia dhe kasta e fundit komuniste, në agoninë e saj politike, u pëproq të shndërronte në subjekte elektorale Frontin Demokratik, Bashkimin e Rinisë së Punës të Shqipërisë, Organizatën e Gruas, Lidhjen e Shkrimtarëve etj, pra e organizatave leva të Partisë së Punës. Me Kodin Elektoral të votuar mbrëmë, Berisha dhe Rama, na kthejnë në pluralizmin e emëruar, ku në zgjedhje kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të votohen listat e besnikëve dhe servilëve të tyre dhe levat politike të tyre, të ngjashme me organizatat politike të Ramiz Alisë. Ne do të jemi në këmbë së bashku me qytetarët shqiptarë, për ta ndalur këtë regres të frikshëm, për të ndalur degradimin e demokracisë në diktaturë, për të ndalur degradimin e lirisë në karikaturë të saj. Dua t i garantoj qytetarët shqiptarë se ne tashmë kemi filluar betejën më të fuqishme politike, betejë e shenjtë për ta çliruar vendin nga mbetjet e fundit të diktaturës komuniste. PDK do të jetë në ballë të një lëizjeje të fuqishme politike për të ringritur të djathtën shqiptare pa Sali Berishën, i cili jo vetëm ka marrë peng të djathtën prej shumë vitesh, po tashmë, në bashkëunim edhe me tiranin e ri socialist, po përpiqet të marrë peng Shqipërinë, të ardhmen evopiane të saj. Asnjë ligj dhe asnjë kod elektoral nuk do t i shpëojë ata nga dështimi i turpshëm”, - përfundoi Ndoka.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008