Ish-pronarët - të pastrehët, kompensim nga taksat e legalizimeve
Autori i Lajmit: red.
Ish-pronarët dhe të pastrehët do të dëmshpërblehen nga shpërndarja e të ardhurave të ALUIZNI-t. Ministria e Financave, me një udhëzim të posaçëm, ka vendosur që të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimeve të shpërndahen në masën 80 % për kompensimin e ish-pronarëve dhe 20 % për të pastrehët. Më saktësisht kjo do të thotë që 80 % e fondit të mbledhur nga taksat e procesit të legalizimit do t i kalojë buxhetit të shtetit dhe që më tej do të përdoren për fondin e kompensimit financiar të ish-pronarëve. Ndërsa fondi prej 20 %, që do të kalojë në llogari të njësive bashkiake, do të përdoret për ndërtimin e banesave sociale, sipas nevojës që ka komuniteti i secilës zonë. “Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, sipas nenit 32 pika a), do të ndahen: 20 % për buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore. Këto fonde njësitë e qeverisjes vendore do t i përdorin për investime në infrastrukturë e shërbime për zonën/bllokun me ndërtime të legalizuara dhe për sistemimin me banesa të familjeve të pastreha. Ndërsa 80 % për Buxhetin e Shtetit dhe do të përdoren për fondin e kompensimit financiar, të parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, thuhet në udhëzimin e lëshuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Po sipas të njëjtit udhëzim, thuhet se të ardhurat e arkëtuara sipas pikës 1 të nenit 32, pra ato nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastructure, kalojnë për llogari të njësive të qeverisjes vendore ku ndodhet objekti pa leje. Këto të ardhura përdoren për zhvillimin e infrastrukturës dhe urbanizimit të territoreve që legalizohen. Të ardhurat e arkëtuara sipas nenit 43, u kalojnë plotësisht njësive të qeverisjes vendore. Udhëzimi thekson gjithashtu se të gjitha të ardhurat e arkëtuara, të vëna në dispozicion sipas pikave të mësipërme, njësitë e qeverisjes vendore duhet t i përdorin vetëm sipas destinacionit të përcaktuar në ligj, por, pas Vendimit të Këshillit përkatës. Zyrat rajonale të ALUIZNI-it duhet të udhëzojnë qytetarët që të ardhurat për procesin e legalizimit, të derdhen në llogarinë e të ardhurave të degës përkatëse të Thesarit. “Me arkëtimin e të ardhurave të përcaktuar në nenet 32 dhe 43, të ligjit nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”, Dega e Thesarit të Qendrës Rajonale dhe Zyra Rajonale e ALUIZNI-it bëjnë aktrakordimin mujor, të cilit i bashkëlidhet lista e njësive vendore ku ndodhet objekti informal (lista përpilohet në bazë të rakordimit të Zyrës Rajonale të ALUIZNI-it me njësitë vendore përkatëse). Zyra rajonale e ALUIZNI-it do ta përcjellë një kopje të konfirmuar zyrtarisht nga dega përkatëse e Thesarit të aktrakordimit dhe kërkesën për rritjen e autorizuar të fondeve buxhetore në Zyrën Qendrore të ALUIZNI-it në Tiranë, Dega e Thesarit të Qendrës Rajonale do të kryejë autorizimin në bazë të kërkesës së rritjes së autorizuar të konfirmuar zyrtarisht nga drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të ALUIZNI-it”, sqarohet më tej në udhëzim. Për fondet që shpenzohen nga njësitë vendore, kërkesa e rritjes së autorizuar të konfirmuar zyrtarisht nga drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të ALUIZNI-it, do të dërgohet në degët e Thesarit të distriktit ku ndodhen njësitë vendore nga Zyra përkatëse Rajonale e ALUIZNI-it. Dega e Thesarit të distriktit (jo e Qendrës Rajonale) do t i akordojë fondet njësise vendore sipas shumave të autorizuara në kërkesën e rritjes së autorizuar të konfirmuar zyrtarisht nga drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të ALUIZNI-it. “Për të gjitha derdhjet e arkëtuara deri tani në llogaritë bankare të të ardhurave të degës së Thesarit në distrikt (jo në Qendrën e Rajonit) do të bëhet aktrakordim (bashkëlidhur fotokopje të dokumentit bankar të derdhjes) me përfaqesuesin e Zyrës Rajonale të ALUIZNI-it. Aktrakordimi depozitohet në degën e Thesarit të Qendrës Rajonale. Dega e Thesarit e Qendrës Rajonale operon sipas procedurës së mësipërme”, përfundon udhëzimi.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008