Durrësi në 40 destinacione turistike me nisjen e sezonit të verës
09/03/2011 Sfida e këtij viti mbetet çështja e mbeturinave urbane dhe e kanalizimit të ujërave të zeza
DURRES- Promovimi i turizmit ka shtyrë Durrësin të jetë një ndër stacionet kryesore për turistët nga trevat shqiptare, diaspora dhe turistët e huaj. Ministria e Kulturës ka deklaruar se qyteti bregdetar i Durrësit me plazhet në veri të qarkut së bashku me pasurinë arkeologjike e historike do të jenë në qendër të agjendës së vizitorëve.
Vizitorët
Për herë të parë në 20 vitet e periudhës demokratike të vendit, numri i vizitorëve dhe turistëve kapërcen mbi numrin e popullsisë së vendit tonë. Ministria ka thënë zyrtarisht se gjatë vitit të kaluar bregdeti shqiptar është frekuentuar nga më shumë se 3.5 milionë pushues nga trevat shqiptare jashtë Shqipërisë dhe turistë të huaj. Vetëm Durrësi ka numëruar në bazë të statistikës së prefekturës, 700 mijë turistë, të cilët kanë pushuar nga 1-14 net, ndërsa në tërësi numri turistëve ka shënuar shifrën 1.2 milionë vetë. Në lidhje me turizmin, qarku i Durrësit ofron afro 25 për qind të kapaciteteve pritëse në nivel vendi, por nga ana tjetër vetëm 15 për qind e plazheve ranore në vijën bregdetare të qarkut të Durrësit shfrytëzohen nga pushuesit. Sipas raportit të prefekturës, por që nuk është kundërshtuar nga institucione të tjera në vend, në këtë zonë evidentohen 20 monumente natyrore të larmishme të gjitha të vizitueshme dhe unikale në llojin e vet. Për shkak të pasurisë së madhe arkeologjike dhe shfaqjes në sipërfaqe të rrënojave të qytetërimit të epokës së antikitetit të katër, turistët kanë zgjedhur Durrësin për pushime dhe vizita. Aktiviteti i ngjeshur ekonomik i Durrësit ka krijuar 2470 biznese aktive, të cilët mendohet se derdhin në arkën e shtetit një shumë prej 2 milionë eurosh. Në sajë të këtyre bizneseve ka një numër prej 3500 vetë të punësuar stabël, ndërsa në tre muajt e verës ky numër shkon deri në 8000 të punësuar duke zgjidhur dukshëm kërkesën kryesisht të të rinjve të shkollave për punësime sezonale. Turistët që vijnë në këtë zonë mendohet se shpenzojnë një shumë që shkon nga 40-50 euro në ditë, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për biznesin privat, kryesisht bare, restorante dhe hoteleri. Gjithnjë në bazë të llogarive jo statistikore zyrtare në një sezon vere në baret, lokalet dhe entet e bregdetit të Durrësit qarkullojnë jo më pak se 60 milionë euro vetëm nga pushues e turistë. Ndikim të dukshëm ka pasur promovimi vlerave turistike dhe pushuese të bregdeteve shqiptare nga ana e stacioneve të huaja televizive, të cilët kanë promovuar Shqipërinë si vend çlodhës. Ministria e Kulturës përmes pohimeve publike ka kërkuar më shumë seriozitet nga qeverisja lokale lidhur me marrjen e masave për higjienën dhe krijimin e kushteve të domosdoshme në plazhet e Durrësit. Mjediset publike janë cilësuar si vende të papastra dhe që prishin imazhin e tendencës dhe projekteve për të thithur sa më shumë pushues. Çështja e mbeturinave urbane dhe e kanalizimit të ujërave të zeza vazhdojnë të jenë ndër më të debatuarat mes njësive të qeverisjes lokale dhe qendrës ekzekutive. Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, i cili ndikoi edhe në krijimin e imazhit të plotë e të qartë të turizmit që afron vendi ynë duke ndihmuar edhe në promovimet tek të huajt me anë të spoteve televizive. Sivjet thuhet se do të vijë eksperti më i mirë i kësaj organizate me financimet e organizatës për të promovuar logon e re të turizmit. Vitin e kaluar logoja ishte “Shqipëri, dashuri e re mesdhetare”, kurse këtë vit ende nuk është shfaqur se si do të emërtohet spoti televiziv për mediat shqiptare e të huaja. Promocionet në vendet fqinje, në TV në Bosnjë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovë do të jetë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër është thënë se kanë nisur bisedimet me pronarë dhe menaxherë të kompanive të huaja të fluturimeve ajrore për ofertat turistike në sezonin e pushimeve dhe në fundjavë me qëllim që çmimet të jenë lehtësuese. Durrësi, Saranda, Vlora, Shëngjini, Velipoja si zona bregdetare, objektet arkeologjike e historike së bashku me turizmin alpin e malor janë pjesë e 40 destinacioneve turistike. Përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës rrugore në Jug e Veri të vendit ka zgjuar interesimin e të huajve.