KQZ heq nga kandidimi rivalin e PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heq nga kandidimi Fatmir Kurtin, per betejen elektorale te zgjedhjeve te pjesshme vendore ne komunen Paskuqan. Shkaku i perjashtimi te kandidimit eshte bazuar mbi parregullsite qe jane gjetur ne materialet e dorezuara ne Komisionin Zonal te qeverisjes vendore. Ankimi ka ardhur nga kandidati i Partise Demokratike, Fatos Rexha, i cili ka verejtur se ne listen prej 107 firmash qe ka depozituar ne KZQV kandidati i pavarur, 15 prej tyre nuk rezultojne te jene votues te kesaj zone. Duke u marre parasysh provat dhe duke vertetuar kerkesen ankimore, KQZ i dha te drejte ankuesit, megjithese vendimi eshte shoqeruar me shume debate, duke i hequr keshtu kandidatit te pavarur, Fatmir Kurti, te drejten per te kandiduar. Zgjedhjet e ardhshme ne komunen e Paskuqanit do te zhvillohen me 24 shkurt.