Reforma ne gjyqesor, te enjten votimi
Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk mundi t'i jape dot fund as dje shqyrtimit te neneve te debatueshme te projektligjit "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", pjese e paketes se reformes ne drejtesi. Anetaret e ketij komisioni flasin per konsensus e mirekuptim, por nuk munden ta dorezojne dje te plote ne Kuvend projektin e premtuar. Diskutimi, kete here ne nivel ekspertesh, ka ngecur sipas nenkryetarit te komisionit, Fatmir Xhafaj, te kontrolli i gjykatave, karriera e gjyqtareve, si do te behet emerimi i tyre nga Presidenti dhe procedurat per vleresimin financiar te tyre. "Opozita ka paraqitur te gjitha sugjerimet, verejtjet qe ka pasur dhe jane marre ne konsiderate. Kemi lene disa ceshtje qe kane nevoje per debat dhe mendoj se shume shpejt do te gjendet zgjidhja dhe gjuha e perbashket", u shpreh Xhafaj. Sipas tij, drafti eshte ne doren e eksperteve qe po gjejne zgjidhjet e atyre neneve qe kane mbetur pezull. Po keshtu edhe deputeti demokrat, Aldo Bumci, u shpreh optimist per mbylljen me konsensus te shqyrtimit te projektligjit. Sipas tij, kane mbetur nje numer i vogel nenesh qe do te perfundojne se shqyrtuari se shpejti. Komisioni pritet ta dorezoje te enjten ne seance projektligjin per organizimin e pushtetit gjyqesor. Nje prej neneve te debatueshme eshte se ne varesi te cilit institucion do te jete inspektorati per kontrollin e gjykatave, KLD-se apo Ministrise se Drejtesise. KLD pretendon qe ta kete ajo po keshtu edhe Ministria e Drejtesise. Opozita ne komision mbeshtet variantin qe t'i mbetet KLD-se ky inspektorat kontrolli. Hapur ka mbetur dhe neni per emerimin e gjyqtareve, ku opozita kerkon qe Presidenti te shprehet me dekret edhe per ata gjyqtare qe nuk i pranon si dhe te paraqese arsyet. Ceshtje per t'u diskutuar eshte edhe struktura e pagave te gjyqtareve si dhe karriera. R.R.