E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket peshkatari, koleget ne kembe

Nga i derguari yne, Alket Aliu
Nje peshkatar amator eshte zhdukur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne bregdetin e fshatit Karpen, te rrethit te Kavajes. Faik Idrizi nuk eshte kthyer si zakonisht ne mbremje, cka ka bere qe familjaret e tij te leshojne alarmin. Koleget e tij jane nisur ne kerkim, por gjate nates kane mundur te gjejne vetem barken, qe dallget e kishin shtyre drejt bregut. Ne mengjes, ata kane kerkuar ndihme ne qytetin e Durresit. Rreth mesdites, nje grup prej 5 palombaresh te forcave speciale RENEA ka mberritur ne fshatin e larget. Per me shume se nje ore, ata jane zhytur ne kerkim te trupit te peshkatarit, por pa rezultat. Familjaret e 55-vjecarit thane mbreme, per "Koha Jone", se pritet qe gjate mengjesit te sotem te vijojne kerkimet.
Ne shtepine e 55-vjecarit Faik Idrizi nuk mundet as te qajne njeriun e zemres. Morti nuk eshte celur per kryefamiljarin, qe tashme nuk dihet nese eshte gjalle apo ka vdekur. "Shpresa eshte e fundit qe vdes", thone miq, te aferm e shoke te 55-vjecarit, qe hyjne e dalin ne shtepine e vogel perdhese. Teksa heqin kepucet ne verande, sipas zakonit, ata "mesyjne" ne dhomen e vogel prej afro 6 metrash katrore, ku gjen se paku 15 burra, ndonese eshte vone. Kafeja serviret ne nje tabaka te vogel dhe pothuajse te gjithe leshojne nje psheretime teksa gjerbin lengun e zi e te nxehte. Pasi ketu nuk mund te flasesh. Nuk ke c'te urosh, por as nuk ngushellon dot.
Familja e Faik Idrizit eshte vendosur ne fshatin Karpen te rrethit te Kavajes vetem nje vit me pare. Shtepia e tyre ndodhet ne ekstremin verior te fshatit. Pertej nuk ka me fryme te gjalle. Te ardhur nga fshati Gostime, i rrethit te Elbasanit, tre meshkujt e shtepise munden vetem te ngrene kete konak per te futur koken. Per te siguruar jetesen... eshte deti. Adriatiku i dashur dhe i frikshem shtrihet vetem 100 metra larg shtepise se tyre njekateshe, te lyer me gelqere te bardhe. Ato 100 metra, Faik Idrizi i ka pershkuar qindra here me rrjetat e peshkimit ne krah. Derisa dy dite me pare doli, per te mos u kthyer...
"Kerkojme ndihmen e shtetit"
Dy djemte e shtepise pothuajse nuk flasin. Bledari 28-vjecar mban syte nga porta, sikur pret qe ne cdo cast te hyje si cdo mbremje i ati, ndersa Marengleni, qe eshte 25 vjec, nuk i gezohet dot fejeses, qe u celebrua vetem tri dite me pare. "Kemi dhe nje moter, por eshte e martuar dhe ndodhet larg", thone dy djemte, qe mundohen te shmangin bisedat rreth familjes se tyre. Shqetesimi i tyre i vetem eshte qe trupi i babait te vije per here te fundit ne shtepi. "I bejme apel shtetit te na ndihmoje, pasi ne te vetem nuk ia dalim dot", thone dy vellezerit, te cilet fatkeqesia i mban shtrenguar prane njeri-tjetrit.
"Si u percollem me citofon"
"Mos te cofte halli ne dere te shtetit", thote Hysni Krasniqi, banesa e te cilit ndodhet fare prane asaj te familjes Idrizi. "Paraditen e djeshme, shkova ne Kapitanerine e Portit te Durresit. Nuk denjuan as te me presin, por ne citofon me thane se kjo ceshtje nuk eshte ne kompetencat e tyre. Shkova te shefi i Komisariatit te Portit, Elvis Kalamishi. Ai na priti, na degjoi, na dha kuraje dhe u angazhua me te gjitha mundesite qe te na ndihmonte. Me pas kontaktuam ne telefon me deputetin e zones, Engjell Cara, i cili arriti te na sillte palombaret e RENEA-s. Ndersa forcat e flotes ushtarake ende nuk i kemi pare". "Shteti eshte ende teper larg nesh, thone pothuajse njezeri edhe peshkataret e tjere, qe nderhyjne ne bisede. E pra, detyrimet ia paguajme nje per nje".
Kerkimet po i bejme privatisht
Nje nga koleget e peshkatarit te zhdukur tregon se impenjimi i tyre per te gjetur kolegun ka qene pjesa thelbesore e kerkimeve. "Ne mbremje ishim vetem ne, derisa arritem te gjejme barken, tregon Hysni Krasniqi, qe ka gati 30 vjet qe del per te gjuajtur ne det. Te nesermen ne mengjes vazhduam kerkimet ne Gjirin e Durresit, ndersa forcat RENEA qe mberriten nuk kishin asnje mjet lundrues ne mbeshtetje. I cuam palombaret me barkat tona deri te feneri i pare, vendi qe ne e quajme "batulla e ceket". Eshte gati 3 milje larg bregut. Nderkohe, dje kemi shtrire kerkimet deri ne bregdetin e plazhit te Durresit, ne dyshimin se deti mund ta kete nxjerre ne anen tjeter". Krasniqi tregon se apelit per ndihme i eshte pergjigjur edhe flotilja e motopeshkatoreve te Durresit. Gjate paradites se sotme, gjashte prej tyre jane angazhuar qe te kryejne kerkime ne kuadrate te caktuara, pa kerkuar asnje shperblim.
Ndryshimi i eres shkaktoi dallget
Peshkataret e vjeter, te mbledhur ne shtepine e Faik Idrizit, tregojne se, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, deti ka qene fare i qete. "Ajo qe mund te kete ndodhur, eshte nje dukuri e njohur na keto ane, por e paparashikueshme, tregojne koleget e 55-vjecarit. Era mund te kete ndryshuar drejtim papritur, cka ka bere qe nje rryme detare te perplaset me nje kunderryme. Shkaktohet ajo qe ne e quajme "tramundane", domethene dallge te larta e te papritura. Duhet te jesh teper i zoti dhe me nje mjet te mire lundrues qe te jesh ne gjendje te shpetosh". Gjithashtu, peshkataret tregojne se ata pothuajse te gjithe jane te detyruar te shkelin nje nga ligjet me te rendesishme te detit: Motori i barkes duhet te jete gjithnje i ndezur. "Mundohemi te kursejme karburant, duke fikur motorin, ndersa gjuajme, tregojne peshkataret. "Kjo ben qe te kete veshtiresi ne rindezje. Nganjehere mund te mos arrish ta ndezesh, nese lagen kandelet. Eshte nje veprim qe ka marre shpesh jete njerezish, por jemi te detyruar ta bejme. Mezi arrijme te sigurojme parate per te blere karburantin, te cilin e marrim me cmimin e tregut". Peshkataret thone se shpeshhere kthehen duarbosh nga gjuetia, sidomos ne dimer, dhe atehere duhet te mendohen se si te bejne per te blere karburant per gjuetine e ardhshme. Ne fshatin Karpen jane se paku 25 familje, qe si burim te vetem jetese kane peshkimin. Por, ndersa jane te detyruar te paguajne gjithe detyrimet per t'u pajisur me licence, shteti per keta njerez shfaqet gjithmone vetem pas sportelit, ku nje here ne vit derdhen parate.
25 janar 2008
Ende kerkohet peshkatari durrsak
Vazhdojne ende kerkimet ne detin Adriatik per peshkatarin e humbur disa dite me pare, i cili kishte dale per te mbledhur rrjetat. Besim Nallbani ka dale nga shtepia rreth ores 08:00 te mengjesit dite me pare, per te terhequr rrjetat qe kishte hedhur ne det. Vonesa e tij e gjate beri qe familjaret te japin alarmin per zhdukjen e tij ne det. Mjetet detare, qe u nisen per te patrulluar bregdetin verior te Durresit, deklaruan se kishin gjetur barken e vogel me rrema, ne te cilen nuk kishte njeri. Prej ditesh vazhdojne kerkimet, por deri me tani nuk ka asnje shenje ne lidhje me peshkatarin e zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›