Rruga e Serbisë për në BE, pas formulës për Kosovën
Askush nuk e di formulën se si Serbia mund të hyjë në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës. Eurodeputeti socialist, austriak Hanes Svoboda, i cili është përpilues i raporti për Kroacinë, ka thënë para Parlamentit Evropian se te gjitha vendet që duan të hyjnë në BE, së pari duhet të zgjidhin të gjitha problemet bilaterale me vendet fqinje që kanë, e kjo vlen edhe për Serbinë.