eshtjet e hapura me Greqine
Rrezimi i marreveshjes se ujerave nga Gjykata Kushtetuese i ka lene qeverise shqiptare te drejtuar serish nga Sali Berisha pergjegjesine e zgjidhjes se nje ceshtjeje te rendesishme me Greqine. E veshtruar edhe si nje qasje e shtetit fqinj jugor per mbylljen e problemeve qe kane te bejne me kufirin perpara se Shqiperia te pranohet ne Bashkimin Evropian pakti ne fjale fiton nje rendesi te dyfishte. Nga ana e vet Berisha e ka cilesuar vendimin e Kushtetueses si nje akt me prapavije politike por fakt eshte se qe prej ardhjes se tij ne pushtet disa tema shume te ndjeshme si ajo e varrezave regjistrimit te popullsise dhe kufirit ne mos jane zgjidhur kane marre karakter institucional. Edhe se fundmi megjithe zhurmen e bere rreth regjistrimit te popullsise dhe ndjekjes ne te te parimit te vetdeklarimit serish pala shqiptare eshte perpjekur te qetesoje fqinjin jugor duke aktualizuar sado perciptas nje ballafaqim me opoziten socialiste e cila ishte pale ankuese per marreveshjen e Ujerave ne Gjykaten Kushtetuese.